Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” ka thënë se është problem të paramendohetorganizimi i zgjedhjeve në Veri të Mitrovicës pa ndonjë marrëveshje politike.
Në një lidhje direkte në “FIVE” të RTV Dukagjini, Kamberi ka thënë se ngjarjet e së martës në Veri të vendit ishin një vazhdimësi përshkallëzimi i situatës politike në vend.
“Është vështirë të organizohen zgjedhjet pa marrëveshje politike sepse procesi zgjedhor nuk është vetëm çështje e sigurisë por edhe çështje e zbatimit të ligjshmërisë, proces politik dhe është pak problem të mbahen zgjedhje nëse nuk marrin pjesë një pjesë e rëndësishme e qytetarëve dhe në këtë drejtim, është problem të paramendohet se a mund të organizohen zgjedhjet pa ndonjë marrëveshje politike”, ka deklaruar ai.
Kamberi ka cilësuar se një situatë e tillë po shpie drejt një krize politike dhe njëherit, institucionale. Krahas kësaj, sipas tij, legjitimiteti i këtyre proceseve zgjedhore paraqet një faktor të rëndësishëm ngase në një situate ku procesi zgjedhor do të bojkotohej nga një pjesë e banorëve, përfaqësuesit e së nesërmesnnuk do t’a kishin legjitimitetin e duhur.
Përgjatë të mërkurës së 6 dhjetorit, tensione të situatës pati në Veri të vendit. Zyra e KQZ-së u sulmua memjete shpërthyese. Këto të fundit vazhduan edhe gjatë ditës.
Policia e Kosovës njoftoi se nuk pati të lënduar.