A do të pushojë Elon Musk nga puna 3700 punonjës të Twitter?

Elon Musk po planifikon pushime masive nga puna të 3700 punonjësve të Twitter, që është barazi me gjysmën e totalit të punënjësve në Twitter

Ilustrim, CNN





Elon Musk thuhet se po planifikon pushime masive nga puna për 3700 punonjës të Twitter. Kjo shumë është e barabartë me pothuajse gjysmën e totalit të punonjësve në Twitter.

Musk dhe ekipi i tij këshillues thuhet se po shqyrtojnë skenarë të ndryshëm për pushime masive nga puna. Qëllimi është ulja e kostove operacionale.

Megjithatë, kjo skemë e pushimit mbetet ende subjekt ndryshimi. E sigurt është se punonjësit që pushohen nga puna do të marrin pagesa të largimit për 60 ditë.

Duke cituar Reuters, CNN shkruan se shefi i ri i Twitter synon gjithashtu të rivendosë disa nga politikat e vjetra të kompanisë.

CNN bën të ditur se tani ka dalë lista e pushimeve nga puna është përpiluar dhe renditur në bazë të kontributit të individit në kodin Twitter gjatë kohës së tyre me kompaninë. Vlerësimi pretendohet se është kryer nga personeli i Tesla-s dhe menaxherët e Twitter.

Vlen të theksohet, se Musk ka shkarkuar deri tash tre drejtues të Twitter pasi ka bërë blerjen e tij, ndërsa për të rradhës pritet të shihet.

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika