Për herë të parë Malin e Zi po e drejton një shqiptar.
Behët fjalë për Dritan Abazoviqin i cili detyrën e kryeminsitrit të këtij shteti e mori me 28 prill.
E në ditët e para të punës së tij, i pyetur për rishikimi e demarkacionit mes Kosovës dhe Malzit të Zi, ai ka thënë se kjo është çështje e mbyllur për të.
Porse, nuk ka përjashtuar rishikimin e saj nesë pala Kosovare ka fakte mbi të.
Këto deklarata nuk kanë kaluar pa u komentuar edhe në Kosovë.
Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se Qeveria e Kosovës do të ketë prioritet këtë rishikimin e këtij demarkacioni.
Por, deputeti i këtij subjekti Agon Batusha e pranon se duhet vullneti i dy shteteve që kjo çështje të trajtohet.
“Zgjidhja tjetër është përmes arbitrazhit por prapë pa vullnetin e dy shteteve asgjë nuk mundemi të bëjmë dhe ky është një sinjal pozitiv që edhe Mali i Zi, mund të jetë i gatshëm që edhe njëherë t’i ridiskutojmë edhe njëherë këtë çështje”, ka theksuar Batusha.
Ndërsa, për demarkacioni, Valentina Bunjaku nga LDK e sheh si punë të kryer, derisa ka akuzuar Albin Kurtin se këtë e ka pasur kauz të rrejshme.
“Qytetarët i kanë besuar për këto kauza të rrejshme tash është kryeministri e ka mazhorancëqn i ka deputetët le ta analizojë këtë marrëveshje dhe le ta kthen në Kuvend”, ka deklaruar Bunjaku.
Ngjashëm mendon edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Hajdar Beqa, deputet nga kjo parti thotë se është shumë e veshtirë që të rikthehet në kuvend përseri kjo çështje.
“Çdo kohë mbetet juridikisht e hapur për rinegocim të ri, për një veprim të tillë Kosova duhet t’i marrë hapat paraprak, në këtë rast duhet me pas Qeveria një Komision”, ka thënë Beqa.
Ndërkohë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë se gjuha e përdorur nga Kryeministri Abazoviq është shumë diplomatike dhe sipas tij nuk është në interesin e malit të zi të diskutohet përseri si temë.
“Mendoj se është temë shumë e kotë nëse qeveria fillon të merret me këtë çështje sepse kjo tani merr shumë energji, resurse e fokuse, e fokusi i Kosovës nuk është që të shtyhemi me një vend të anëtarësuar në NATO siç është Mali i Zi”, ka thënë ai
I rezervuar Abazoviq ishte edhe për nisëm rajonale, Ballkani i Hapur, duke thënë se do të merr pjesë në takime, porse Mali i Zi do t’i shpalos interesat e shtetit.
E që nga njohësit e politikës së jashtme, po cilësohet një gjuhë e matur diplomatike e kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, porse nuk besojnë që Mali i Zi do bëhët pjesë e kësaj nisme rajonale.