A do të shkojë Kurti për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka treguar nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore. Avokatët thonë se Kurti duhet t’i përgjigjet kësaj ftese, teksa thanë se zyrtarët e institucioneve duhet të ndalojnë sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, sa herë që ftohet për intervistim ndonjë zyrtarë shtetëror.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj… Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbështetje tё krimit

Kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti u bë në kohën kur 3 persona ishin arrestuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

8 muaj pas intervistimit të ministres së Tregtisë e Industrisë Rozeta Hajdari, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, shefi i saj kryeministri Albin Kurti, është ftuar të dëshmojë për këtë çështje.

Mbrëmjen e së mërkurës, zëdhënësi i qeverisë, publikoi ftesën që i është dërguar Kurtit, në vendin e tij të punës, nga dy prokurorë special, që të hënën e ardhshme të paraqitet në zyrat e Prokurorisë Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Por, i pyetur nëse do ta respektojë ftesën e institucionit që vazhdimisht e kritikon, Kurti pati përgjigje siç ndodh rëndom para gazetarëve.

“Jam me nxitim…”

Por, ashtu siç e specifikon ftesa edhe avokati Yll Zekaj thotë se është obligim i Kurtit të paraqitet.

“Gjithsesi se duhet, kryeministri duhet të tregoi kulturë institucionale dhe pavarësisht për cka është thirrur ai duhet të shkojë në Prokurorinë Speciale dhe ta ofrojë dëshminë e vet, për të dëshmuar rreth cështjes, që prokuroria ka interes. Nëse është ftesa politike në këtë kohë nuk mund të paragjykojmë por nuk është dashur të jetë. Prokuroria duhet ta shqyrtojë cështjen pavarësisht rrethanave politike që mund të jenë”, ka thënë Kurti.

Por, siç citohet Kodi i Procedurës Penale në këtë ftesë, nëse Kurti nuk paraqitet, mund të dënohet 250 euro për çdo mosparaqitje. Ndërkaq, nëse edhe pas kësaj refuzon të dëshmoj, ateherë mund të burgoset deri në një muaj burgim.

Megjithatë sqarimet në ftesë, avokati Arbër Jashari mendon se Prokuroria gaboi që e dërgoi ftesën në Qeveri e jo adresën personale të kryeministrit.

“Kjo ka ardhur për shkak se mbase për prokurorinë ka qenë  më e lehtë por ndoshta fillimisht është dashur që ti dërgohet në shtëpinë e tij në vendin ku jeton e banon e më pas në vendin e tij të punës”, ka thënë Jashari.

Në gusht të 2023 nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ishin arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e biznesmeni Ridvan Muharremi, që u raportua se ishte i afërt me kryeministrin Albin Kurti.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika