A do të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe? Debatojnë Gashi-Hoxha

Analisti Yll Hoxha i cili ka thënë se Qeveria Kurti 2 më parë jep dorëheqje se sa e nënshkruan marrëveshjen për themelimin e Asociacionit ndërsa ish-zëvendëskryeministri Dardan Gashi, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Kurti do ta themelojë dhe do ta prezantojë si marrëveshje të re

Logo e ASK-së

Analisti Yll Hoxha ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për letërnjoftimet me Serbinë, ku ka thënë se “Serbia është duke pritur që të implementohet marrëveshja e Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe në Kosovë(ASK) me rekomandimet e Gjykatës Kushtetueses të Republikës së Kosovës”.

Sipas Hoxhës, Kushtetuta e Kosovës është shkelur në 23 nene.

Ndërsa ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi ka thënë se Asociacioni do të themelohet nga qeveria Kurti 2, “dhe ASK-ja është realitet i cili ka për tu bërë e të cilin ka me bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e të cilin ka me na shitë nëpër media sikurse sukses, sikurse dy marrëveshjet [për energjinë me elektroserverin dhe marrëveshjen për qarkullimin me letërnjoftime pa letra shtesë në mes të Kosovës dhe Serbisë], dhe kjo është ‘triler’ i filmit të cilin e keni parë për ASK-në”.

Më tej ai ka thënë se “ka me vendos një intelektual sikurse ministri i Punëve të Brendshme , Xhelal Sveçla i cili nuk e din se çfarë flet, me shpjeguar se si nuk është ASK-ja e Ish- kryeministri Hashim Thaçi, por ky ASK i ri, e i cili është super”.

Ndërkohë atij i është kundërpërgjigjur analisti Yll Hoxha, ku ka thënë se nuk do të ndodhë themelimi i ASK-së, sepse “me parë ndodhë që të mos e kemi këtë qeveri” duke shtuar se sa ta kemi këtë qeveri që e nënshkruan këtë ASK”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika