Çka është ChatGPT?
ChatGPT është një model i avancuar, i trajnuar mbi një grup të dhënash masive në internet, me aftësi për të formuluar tekste, duke përfshirë dialogun e bisedës, artikujt, madje edhe poezi.
Një nga veçoritë kryesore të ChatGPT është aftësia për të gjeneruar përgjigje në kohë reale, bazuar në të dhënat e përdoruesit.
Pos aftësive për tekste, ChatGPT mund të rregullohet edhe për një sërë detyrash të tilla, si përgjigjja e pyetjeve, përmbledhja e tekstit dhe analiza e ndjenjave.
Kjo e bën atë një mjet të fuqishëm, duke përfshirë chatbot, asistentët virtualë dhe gjenerimin e përmbajtjes për faqet e internetit dhe mediat sociale.
Një nga përdorimet kryesore të ChatGPT është shërbimi dhe mbështetja ndaj klientit.
Kompanitë mund të përdorin ChatGPT për të dhënë përgjigje të menjëhershme ndaj pyetjeve të klientëve, duke reduktuar nevojën për ndërhyrje njerëzore dhe duke përmirësuar përvojën e përgjithshme të klientit.
Një tjetër fushë ku mund të shfrytëzohet ChatGPT është arsimi dhe trajnimet. Duke ofruar reagime dhe udhëzime të menjëhershme, ChatGPT mund t’i ndihmojë studentët dhe punonjësit të mësojnë dhe të marrin informacione të reja në mënyrë më efektive.
Në përgjithësi, ChatGPT përfaqëson një përparim të rëndësishëm në teknologjinë e bisedës AI.
“CHATGPT nuk mund të konsiderohet si burim i parë për informacione të sakta”.
Profesori universitar, Dren Gërguri, ka thënë se ChatGPT mund të na ofrojë përgjigje të shpejta për çështje të ndryshme, por që duhet të ketë kujdes secili që e përdor, të mos i besojë apriori, pasi duhet t’i verifikojë ato informacione edhe në ndonjë adresë tjetër.
Sipas Gërgurit, CHATGPT nuk mund të konsiderohet si burim i parë për informacione të sakta, pasi edhe ka limite në aspektin kohor, por edhe në gjenerimin e të dhënave.
“Duhet të jemi të kujdesshëm mos t’i besojmë apriori, mund të jetë një burim të cilin mund ta përdorin për të marrë ndonjë informacion, duhet vertiikuar edhe ndonjë adresë tjetër, për disa arsye që momentalisht GPT i ka disa limite në aspektin kohor dhe në aspektin e burimeve, për shkak se të dhënat janë deri në 2021, këto që janë më reja nuk i njeh GPT”, ka thënë Gërguri në një prononcim për Portalin Dukagjini.
A mund të përdoret ky sistem i inteligjencës artificiale për qëllime akademike?
Ndërsa sa mund të përdoret ky sistem i inteligjencës artificiale për qëllime akademike, Gërguri ka thënë se ky sistem nuk ofron burime të sakta shkencore, dhe për atë nuk mund të përdoret edhe për qëllime akademike, pasi të dhënat janë të limituara.
“Prapë e shoh të mundshme që të përdoret nëse kërkon ndonjë informacion që të ofron ndonjë term të cilin se kupton, kërkon nga CHATGPT që të mund të përdoret, e rëndësishme është që të jenë burime të rëndësishme shkencore, përndryshe në punime akademike është e rëndësishme që të jenë të sigurta burimet, e kjo në CHATGPT nuk ka vend, pasi nuk të tregon burimin nga e merr. Përveç nëse kemi të bëjmë me manipulime akademike, është çështje tjetër, është mashtrim”, ka vijuar ai.
A është bërë ChatGPT sinonim për termin “Googling”?
Se a mund të përdoret si sinonim për Googling, Gërguri ka thënë se prapë Google mbetet adresa afatgjate për kërkime dhe burimi i parë që njerëzit i referohen, pasi nuk ka nevojë të krijohet një adresë për të kërkuar diçka, ndërsa në CHATGPT është më e komplikuar dhe përdoret për gjëra më të specifikuara.
“Nuk jam i sigurt për këtë, nuk kam rastis që nuk po kërkojnë në google për diçka e po shkojnë në CHAT GPT, adresa kryesore është Google që kërkojnë diçka, në CHAT GPT duhet të kesh adresë tënden nëse dëshiron ta përdorësh. Kërkimi nëpërmjet Google do të vazhdojë të jetë afatgjatë derisa të mos ketë avancim të GPT-së përmes microsoft, edhe që tenton ta bashkojë me search”, ka thënë Gërguri.
Vlen të theksohet se shpikja e metodave të reja të performancës dhe vlerësimit për këtë sistem ndoshta do të marrë shumë kohë nga institucionet arsimore dhe së pari kërkon një ndërgjegjësim të përbashkët për problemet e reja që paraqet inteligjenca artificiale.