Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë grupet punese të cilat do të punojnë në statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas, Ibrahimi, Kosova ka marrë garanci që asociacioni nuk do të jetë një etnik edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por do të jetë në përputhej me frymën e Kushtetutës së Kosovës.
“Është dhe zotimi i ish-ndërmjetësueses të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Federica Mogherini, ku këtë zotim në letër e kishte shpalosur edhe ish kryeministri Isa Mustafa, ku është zotuar se nuk do të këtë një mekanizëm i cili do të këtë kompetenca ekzekutive apo do të jetë nivel i ndërmjetme qeverisjes, ka treguar ai.
Më tej Ibrahimi ka thënë me shumë kujdes duhet të këtë të se çfarë substanca do të përmbajë Asociacioni sesa të emërtimin se si do të quhet ai.
“Problemi është se ai nuk duhet të këtë kompetenca ekzekutive. Por duhet t’i shërbej vetëm bashkëpunimit horizontal, d.m.th që të mos kemi një nivel të mesëm qeverisjes. Më ligjin për vetë qeverisje lokale komunave u ndalohet bartja e kompetencave, d.m.th që nuk mund t’i bartin kompetencat dikujt tjetër edhe Kushtetuta e Kosovës, njeh dy nivele të qeverisjes nivelin qendrore dhe lokal, por nuk njeh nivel të mesëm qeverisjes”, ka sqaruar Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Ibrahimi.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas tij nuk lejon hapësire për themelimin e një asociacionin një etnik.
“Qeveria duhet ta themeloj grupin punës, i cili do të merret me hartimin e një statuti. Sepse ai përsëri do të dërgohet për mendimi në Gjykatën Kushtetues të Kosovës”, ka përfunduar Ibrahmi.