A duhet t’i marrë përgjegjësitë qeveria siç marrin merita për sukseset e policisë? – Flet Gashi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi ka thënë se kur qeveria e feston suksesin duhet t’i merre edhe përgjegjësit për dëshmimi në raste të tilla

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi


Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ka thënë se “Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkuar edhe ka protestuar para Ministrisë së Drejtësisë për dhunën ndaj grave para një viti. Ajo ende nuk e ka kuptuar se është vet ministre”.

Sipas Gashit, Haxhiu ka dështuar të bashkëpunojë me gjykatësit edhe prokurorët, por vetëm se i ka acaruar edhe më shumë marrëdhëniet me ta.

“Gjykatësit dhe Prokurorët nuk i shkojnë as në takim ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu. Nuk bashkëpunojnë me të, nuk i zbatojnë ligjet”.

“Kemi arritur një pik që kurrë më herët nuk ka qenë në Kosovë, që Ministria e Drejtësisë edhe sistemi i drejtësisë janë në luftë, dhe kjo nuk mundet me qenë meritë e Lëvizjes Vetëvendosje as i kësaj qeverie që praktikisht e ka paralizuar punën e institucioneve të drejtësisë edhe e ka paralizuar bashkëpunimin e parlamentit dhe Qeverisë dhe të institucioneve të drejtësisë”, ka deklaruar Gashi.

Më tej, ai ka thënë se policia është në duart e Qeverisë së Kosovës, edhe siç i marrin meritat për sukseset, ata duhet t’i marrin edhe përgjegjësit për dështimet.

“Policia e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk ka reaguar, apo i cili del e shkon për 28 Nëntor bënë festa nëpër veri, këndej i vrahen qytetarët. Këtu nuk mund të hiqet krejt politika nga këto raste të cilat po ndodhin”, ka deklaruar ai.

Gashi ka përfunduar duke thënë se kur qeveria e feston suksesin duhet të merret edhe përgjegjësia për dështimin në raste të tilla.


Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika