Trajneri i njohur Ismet Munishi, i ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, ka bërë të ditur se edhe Kosova e kishte mposhtur Arabinë Saudite.
“Ismet Ramushi e ka nxjerrë penaltinë, Edmond Rugova ka qenë selektor, teksa gol shënoi Kristjan Nushi”.
Ai po ashtu shtoi se “atëherë nuk kemi qenë të pranuar në FIFA”.
Kjo është vetëm nata e katërt e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.