Dragisa Viqentijeviq e Jovan Viqentijeviq në paraqitjen e tyre të parë në gjykatore, nuk pranuan fajësinë për dyshimet, për të cilat u arrestuan.
Të dy këta janë të dyshuar kryesor nga Prokuroria Speciale, për sulmin e 29 nëntorit, në kanalin e Iber Lepencit, për çka edhe ndodhen nën masën e paraburgimit.
Por, një ditë më parë zv.ministri i Pushtetit Lokal, në televizionin Klan Kosova tha se sipas informacioneve të tij njëri nga të dyshuarit ka pranuar pjesëmarrjen e tij në realizimin e këtij sulmi.
Megjithatë, një gjë të tillë nuk e konfirmuan nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
“Ju informoj se rasti për të cilin keni pyetur gjendet në fazën e hetimeve, mbledhjen dhe analizimin e provave në Prokurorinë Speciale. Në këtë fazë të hetimeve ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik” thuhet nga ana e Prokurorisë.
Avokati mbrojtës i Dragisa Viqentijeviq, i tha televizionit se i njëjti nuk e ka pranuar fajësinë, derisa avokati i Viqentijeviq, ka thënë për televizionin se nuk është e vërtetë dhe se kush do që e ka thënë këtë ka gënjyer.
Të dy këta, janë të dyshuar për veprat penale të terrorizimit përfshirë ‘Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, e armëmbajtje pa leje.
Më 29 nëntor, kanali i ujit të Ibër-Lepencit u sulmua me eksploziv, duke u dëmtuar një pjesë e tij. Nga ky kanal furnizohen me ujë një pjesë e qytetarëve të Kosovës, si dhe shfrytëzohet për ftohjen e termoelektranave të KEK-ut.
Pas sulmit, policia së bashku me prokurorinë realizuan bastisje, duke arrestuar disa persona, e duke sekuestruar armë, eksplozivë, uniforma e emblema.