Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në emër të Bashkësi Islame në Kosovë(BIK) ka thënë se duhet të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ, që i ndalon vajzat me shami nga shkollimi.
Tutje ai këtë Udhëzimi e ka cilësuar si diskriminues dhe ka kërkuar që hiqet po ashtu ka thënë se “nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”.
“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane shaminë” thuhet në komunikatën e BIK-ut në Facebook.
Por për këtë çështje mediumi Telegrafi kishte marrë një përgjigje nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë dhe Inovacionit(MASHTI), ku në të kishte thënë se janë duke shqyrtuar për shfuqizimin e udhëzimin administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.
Tutje ata kanë treguar se janë duke ndryshuar ketë udhëzimi por nëse do të këtë vendimi për këtë çështje menjëherë do ta bëjnë publike.
“Si ministri këtë çështje jemi duke e trajtuar me kujdes dhe sapo të kemi një vendim të ri do të ju njoftojmë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka obligim që të sigurohet që çdo fëmijë të jetë në shkollë”, thuhet në përgjigjen e MASHTI.
Se për çfarë arsye është e ndaluar bartja e shamisë tregon “Neni 3, paragrafi 1.13 i Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, kjo sepse shkolla jonë është sekulare. Krahas shtetit sekular, e drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet askujt, nga askush”.