A është e përfshirë Policia në largimin e Enver Sekiraqës nga Kosova?

Enver Sekiraqa është i akuzuar për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza më 2007 që nga 17.05.2024 vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, ndonëse ndaj tij tashmë ekziston një vendim që të kthehet në paraburgim. Enver Sekiraqa tash e sa ditë nuk dihet se ku është, ndonëse avokati Besnik Berisha ditë më parë ka deklaruar  se ai gjendet në një spital jashtë Kosovës duke u trajtuar për shkak të problemeve shëndetësore dhe shtoi se shteti është në dijeni për këtë

Enver Sekiraqa

Enver Sekiraqa është i akuzuar për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza më 2007 që nga 17.05.2024 vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, ndonëse ndaj tij tashmë ekziston një vendim që të kthehet në paraburgim.

Në anën tjetër, për Enver Sekiraqën ende nuk dihet se si u arratis apo si doli jashtë Kosovës?

Për këtë rast u deklarua edhe kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, në një intervistë për “Kallxo Përnime”.

Hodaj tha se këtë rast nuk e kanë trajtuar ende për shkak se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë informacion nëse Sekiraqa është larguar përmes ndonjë pike kufitare apo përmes ndonjë zyrtari policor është mundësuar largimi e tij.

EKSKLUZIVE – Berisha thotë se Enver Sekiraqa është jashtë Kosovës në një spital

 

Kur do kthehet në Kosovë Enver Sekiraqa? – Tregon ekskluzivisht Besnik Berisha

 

“Një deklarim publik apo një komunikatë e Policisë ka qenë se nuk ka informacione që i njëjti të ketë kaluar nëpër pikat kufitare, mirëpo sigurisht që do ta trajtojmë si informacion dhe do ta verifikojmë nëse eventualisht Policia ka pasur apo duhet të ketë informacione për arratisjen apo për largimin e tij nga Kosova” – tha Hodaj.

Tutje ai shtoi se nëse mund ta argumentojnë se ka përgjegjësi nga ana e zyrtarëve policorë do t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme policore.

Më 23.05.2024 Policia e Kosovës kërkoi ndihmën e qytetarëve për informacione që do të ndihmonin në gjetjen dhe arrestimin e Enver Sekiraqës.

Policia publikoi fotografinë e tij dhe të dhënat, duke e kërkuar si të dënuar për veprën penale “shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë”, në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Enver Sekiraqës

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika