Nga trajneri i Manchester United, Erik ten Hag është lënë të kuptohet se një nënshkrim ideal në mesfushë këtë verë do të ishte një lojtar që posedon disa prioritete, e që këto të fundit lidhen menjëherë me Frenkie de Jong.
Pozicioni i mesfushorit, është aftësia më e mirë e holandezit, Frenkie de Jong, gjë që konsiderohet se është një ndër më të mirët në të gjithë Evropën.
Ten Hag ka diskutuar më shumë rreth kësaj çështjeje me Athletic, transmeton footballespana, ku ka treguar se ai kërkon një mesfushor mbrojtës, gjë që lë të nënkuptohet se fokusi i tij është tek mesfushori holandez, De Jong.
“Ne po kërkojmë një lojtar që mund të luajë në pozicionin e mesfushës, por ai duhet të jetë i duhuri,” ka thënë Ten Hag, ku sipas tij nuk ka shumë lojtar të aftë sa i përket këtij pozicioni, dhe nëse nuk mund ta gjejnë Ten Hag është shprehur se do të merret me lojtarët që ka në skuadër, dhe do t’i jipet pozicioni.
Erik ten Hag tells @TheAthleticUK on Frenkie de Jong: “We are looking for a player who can play in the holding midfield position, but it has to be the right one”. 🔴 #MUFC
“There are not many in that position capable of the level we demand”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 18, 2022
“Nuk do të reagoj për një lojtar të caktuar. Ne kemi nevojë për lojtarin e duhur. Ne kemi një listë dhe kualifikohemi si lojtari që ka kompetencat për të luajtur atë rol. Ne do të godasim në momentin që lojtari të jetë i disponueshëm,” ka shtuar tutje trajneri i Manchester United, Erik ten Hag.
Ndër të tjera, Frenkie de Jong është ndjekur për më shumë se një muaj nga skuadra e Manchester United, ku këta të fundit janë thuajse të gatshëm që të paguajnë më shumë se 65 milionë euro për 25-vjeçarin.
Por, De Jong ka shprehur në mënyrë të vazhdueshme dëshirën e tij për të qëndruar në Barcelonë këtë verë, pavarësisht se është në shitje.
Shpresat me sa thuhet kanë përfunduar javën e kaluar, pasi përfaqësuesit e de Jong i kanë thënë delegacionit të Manchester United se De Jong nuk planifikon të shkojë në Angli.