A është kjo fytyra e vërtetë e Vuçiqit? Pas Orbanit takon edhe Diaz – Canel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq një ditë pas takimit me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban ka pritur në takim presidentin e Kubës, Miguel Diaz-Canel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka pritur të mërkurën në Beograd presidentin e Kubës, Miguel Díaz-Canel.

Ceremonia filloi pak pas orës 10:00 para Pallatit të Serbisë, më pas Vuçiq dhe Diaz-Canel iu drejtuan mediave.

Vuçiq përmes një postimi në Instagram është shprehur mirënjohës për vizitën e presidentit të Kubës teksa ka theksuar se ajo që i bën të veçantë Serbinë dhe Kubën është se janë “vende sovrane, në liri dhe të pavarura”.

“Ishte një nder për mua sot të bisedoja me presidentin, Miguel Díaz-Canel. Ne kemi treguar interes të madh për bashkëpunim, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, ku mund të mësojmë shumë dhe të praktikojmë, por kemi edhe një sërë fushash të tjera me të cilat do të bashkëpunojmë, pavarësisht distancës nga vendet tona. Unë  jam veçanërisht mirënjohës presidentit për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë, dhe me atë darkojmë për miqësinë tonë të mirë. Ne kemi qenë gjithmonë në anën e drejtësisë dhe të vërtetës dhe jemi zotuar ta bëjmë këtë gjatë historisë, sepse ajo që e bën Serbinë dhe Kubën të bukur është se të dy vendet janë sovrane, të pavarura dhe në liri , gjë që i bashkon popujt tanë në mënyrë paqësore”, ka shkruar Vuçiq.

 

Ky takim i tij me presidentin e Kubës vjen një ditë pas takimit të tij me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Të mërkurën Vuçiq ka pritur në takim kryeministrin e Hungarisë, Orban i cili i është lutur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të dëgjojë rekomandimin e Budapestit zyrtar dhe t’i kthejë policët e Kosovës në vendin e tyre.

Gjatë konferencës për media me Orbanin, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se në rastin e tre policëve të Kosovës po punon “me autoritetet kompetente”.

Ai shtoi se do të shqyrtojë çdo kërkesë të Hungarisë.

Vuçiq përsëriti se nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas ftesës që u është dërguar dy liderëve nga Bashkimi Evropian për një takim për menaxhimin e krizave.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji.

Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe thellë brenda territorit të Kosovës.

Orban i lutet Vuçiqit të lirojë tre policët e Kosovës

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika