A është Qeveria e Kosovës tradhtare apo sistemi i drejtësisë? – flet Shala i PSD-së

Bashkësia ndërkombëtarë e ka ndryshuar qasje dhe disponimin në raport me Kosovën që sipas Azdren Shalës nga PSD-ja, kjo e ka bërë me të dobët pozitën e Kosovës në dialog

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate(PSD), ka komentuar asistimin që Qeveria e Kosovës iu ka bërë grupeve kriminale të cilat kanë vendosur barrikada në katër komunat veriore të Kosovës.

“Më shumë sesa vendimi i Gjykatës për ndryshimin e masës për ish-policin e Kosovës, Dejan Pantiqin, lajmi kryesorë është amnistimi i bandave kriminale që kanë mbajtur peng për 3 javë veriun e Kosovës”, ka thënë Shala.

Sipas tij, për t’i mbuluar dështimet e veta Qeveria Kurti II, krijon tensione që të justifikohet para qytetarëve.

“Pyetja legjitime e cila duhet të shtrohet këtu është, cili është tradhtari këtu, a është gjyqtari dhe prokurori që e kanë ndryshuar masën e paraburgimit për Pantiqin apo, është tradhtare qeveria e Kosovës që i ka amnistuar të gjithë ata kriminelë që e kanë mbajtur pengë për tri javë veriun e Kosovës. Kjo është pyetja që duhet të shtrohet në popull”, ka thënë ai.

Më tej, ai është shprehur se Qeveria e Kosovës duke i konsideruar gjyqtarin dhe prokurorin tradhtarë, sipas tij me këtë veprim qeveria po e legjitimon vetveten.

“Ky është skandali që i ka ndodhur Kosovës, dhe kjo dobëson pozicionin e Kosovës në bisedimet e Brukselit. Mirë është që qeveria të mendohet mirë e të matë shumë para se të shkojë në Bruksel. Tash e tutje Kosovës do t’i devalvohet procesi i dialogu si pasojë e kësaj qeverie”, ka thënë Shala.

“Presidenti i Serbisë e ka përmirësuar imazhin e tij në arenë e ndërkombëtare për faj të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, ka theksuar anëtari i PSD-së.

Ai ka përfunduar duke thënë se bashkësia ndërkombëtarë e ka ndryshuar qasjen dhe disponimin në raport me Kosovën, që sipas tij, kjo e ka bërë më të dobët pozitën e Kosovës në dialog.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika