I ftuar sonte në studion e Radio Dukagjinit, në kuadër të emisionit “Jeto” me Xheneta Asllanin, ishte profesori dhe neuropsikiatri, Ferid Agani.
Dje ishte dita e shëndetit mendor, dhe Agani deklariu se promovimi i shëndetit mendor, është një formë e mirë për të parandaluar shumë çrregullime e sëmundje psiçike në popullatë.
Në periudhën krahasuar para 30 viteve me tani, sipas Aganit kemi të bëjmë me një vetëdijësim tëjashtëzakonshëm të qytetarëve sa i përket shëndetit mendor.
Problemi që eksizton tek ne sipas doktorit, është fakti që ekziston frika nga stigma dhe etiketimi nga rrethi shoqëror, që bën që shumë çrregullime të mos diktohen me kohë, e të shkaktojnë probleme më të mëdha me kalimin e kohës. Megjithatë sipas tij shkalla e vetëdijësimit tek ne ka arritur një shkallë shumë më tëlartë krahasuar me të kaluarën.
Ai thekson se edhe kërkesa për shërbime mjekësore tek psikiatri dhe psikologu është në rritje e sipër, për shkak të gatishmërisë së qytetarëve që të kërkojnë ndihmën profesioniste, por edhe për shkak të jetës dinamike qëshkakton nivele më të larta të stresit.