A.Gashi: Kosova ka tentuar që takimit në Bruksel t’ia japë karakterin teknik

Analisti Astrit Gashi, ka thënë se në takimin për çështjen e dinarit në Bruksel, Kosova ka tentuar që t’ia japë karakterin teknik dhe jo atë politik

Analisti Astrit Gashi ka thënë se në takimin për çështjen e dinarit në Bruksel, Kosova ka tentuar që t’ia japë karakterin teknik.

Ai, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se dëmi i parë është bërë që e njëjta çështje është diskutuar në Bruksel me ndërmjetësues dhe me Serbinë.

“Dialogu i dinarit me gjasë Kosova ka tentuar t’ia japë karakterin teknik… ka qenë një çështje e re që është dashur të diskutohet me Serbinë, nëse arrihet të mbahet në nivelin teknik gjëqë është vështirë të mbahet dhe të ruhet nga pak sovraniteti. Lajmi është që i është ikur për momentin diskutimit politik. Dëmi i parë i bërë është që kjo punë diskutohet në Bruksel me ndërmjetësues edhe me Serbinë. Kjo pjesa ku dëmi nuk shkon duke u bërë i madh është që është mbajtur në nivelin teknik dhe jo atë politik”, tha Gashi.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, i cili udhëhoqi delegacionin e Kosovës, tha se nuk u diskutua për rregulloren, porse për mundësitë që i ofron ajo për transferimin e mjeteve nga shtetet e tjera në Kosovë.

Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika