A. Gashi: Në asnjë rast, ndërkombëtarët s’i thanë Albin Kurtit “s’ke të drejtë”

 Analisti, Astrit Gashi ka thënë se thirrjet e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës brenda këtyre dy viteve nuk kanë thënë ''s'keni të drejtë' sepse është vendim kushtetues, por kanë thënë shtyni, rishpalleni se nuk është legjitime

Analisti Astrit Gashi

 Analisti Astrit Gashi, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se thirrjet e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës brenda këtyre dy viteve nuk kanë thënë ”s’keni të drejtë”, sepse është vendim kushtetues, por kanë thënë shtyni, rishpalleni se nuk është legjitime.

Sikurse në vendimin e Qeverisë për targat, ashtu edhe për zgjedhjet në veri, Gashi ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare e ka pasur reagimin e tyre “keni të drejtë një presje, por”.

“Në asnjë rast, në asnjë vendim të Qeverisë së Kosovës, në dy vitet e fundit, nuk kanë thanë s’keni të drejtë. As në çështjen e targave s’kanë thanë se s’keni drejtë. Sepse është vendim kushtetues. As për çështjen e zgjedhjeve në veri nuk kanë thanë se s’keni të drejtë. Kanë thanë shtyni, nuk kanë thanë s’keni të drejtë, por kanë thanë rishpalleni se s’është legjitime. As për këtë çështje, nuk kanë ndërruar tonin në këtë drejtim. Si për gjitha gjërat, keni të drejtë një presje, por. Edhe për targat ka pasur një presje, por. Të shtyhet implementimi, e cili implementim u shty dhe kryeministri tha që është shtyrë”, ka thënë Gashi.

Gashi është shprehur po ashtu se është “pro” vendimit të Rregullores së re të BQK-së rreth ndalimit të përdorimit të dinarit serb në vend.

“Nuk po e kuptoj pse është dashur me u bo më herët. Vazhdoj me qenë “Për” për këtë vendim të BQK-së. Por, ku vendim ka filluar të politizohet dhe të ndryshohet. Ndryshimi e ka prekur thelbin e asaj që duhet me qenë në BQK. Një organ i pavarur, i cili fillimisht kanë thënë s’duhet me pas afat. Por, afati dhe ndryshimet kanë ndodhur gjatë kohës e kënej dhe ndryshimi ka ndodhur politikisht dhe është ndikuar jo vetëm nga Qeveria e Kosovës, por edhe nga presioni i shteteve perëndimore. Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar premtimin e saj në atë që ka thënë se ‘nuk i përzihna BQK-së këtë çështje’. Nuk i përzihna kësaj çështjeje është pak problematike. BQK-ja nuk ka targër politik në këtë drejtim. Nuk është vendim i thjeshtë. As BQK-ja nuk duhet të marrë kësi vendimi pa një konsultim politik, sepse ka pasoja më të mëdhaja, sepse të çon në Këshill të Sigurimit”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika