A.Gashi në lidhje me tekstet shkollore: Dëmtimi i buxhetit është vepër penale

“Për 14 vite janë harxhu mbi 124 milionë euro për libra, po ju e keni ditë që janë harxhu mbi 124 milionë, sepse nuk jeni në politikë qe një vit”

Analisti Astrit Gashi ka analizuar vendimin e Ministrisë për tekste shkollore, ku ka thënë se librat po blihen më shtrenjtë sesa shtëpitë botuese kanë ofertuar në tender.

Sipas Gashit, pasi vendimi i Ministrisë thotë se po i subvencionojmë prindërit që të mos u japim mundësi shtëpive botuese të fitojnë tenderin me oferta të shtrenjta, ky është dëmtim i buxhetit, sepse librat po shiten më shtrenjtë.

“Ky është dëmtim i buxhetit sepse librat po shiten më shtrenjtë. Dëmtimi i buxhetit është vepër penale, por më e rëndë është tentimi me fsheh dëmtimin e buxhetit, dhe kjo nëse zbulohet, hetuesia ka punë a është duke u fshehur blerja e librave me blerjen e mjeteve apo çfarë”, ka thënë Gashi.

Kurse, analisti Dibran Hoxha ka komentuar postimin e zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendit, i cili thotë se buxhetit të shtetit të Kosovës, blerja e librave për 14 vjet i ka kushtuar mbi 124 milionë euro.

Hoxha në “DebatPlus”, u tregua kritik sepse tha se pushteti i tanishëm e ka ditur një gjë të tillë, sepse nuk është në politikë që një vit. Madje shton se në fushën e arsimit nuk është punuar asgjë.

“Për 14 vite janë harxhuar mbi 124 milionë euro për libra, ju e keni ditur që janë harxhuar mbi 124 milionë, sepse nuk jeni në politikë që një vit. Dhe tjetra ju për dy vite nuk keni parashikuar as digjitalizim, as përmbajtje më cilësore të teksteve, as përkthime, as asgjë”, është shprehur Hoxha.

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika