A.Gashi për sulmin terrorist në Banjskë: Kurti nuk po e fal Vuçiqin, por po e lidh me të

A.Gashi për sulmin terrorist në Banjskë ka thënë se kryeministri Kurti po e lidh me përgjegjësi presidentin e Serbisë përmes vëllait të tij, i cili ka "matematika" me grupin terrorist

Astrit Gashi, analist

Analisti Astrit Gashi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, lidhur me deklarimin e kryeministrit Albin Kurti se sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka kryer klani i Novi Sadit, ka thënë se i beson kryeministrit, meqë ai mund të ketë informata më të sakta lidhur me këtë.

A.Gashi ka thënë se kryeministri Kurti po e lidh me përgjegjësi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “duke e ndërlidhur vëllaun e tij në krejt këtë matematikë”.

“Ne mundemi me bë konspiracione çfarë të dojmë, por nuk ka Albin Kurti asnjë synim që mundena me thënë unë, që me falë Vuçiqin. Përkundrazi, edhe si kryeministër i Kosovës, ai ka me të drejtë me lidhë këtë sulm me Vuçiqin. Kjo është ndërlidhje për mendimin tim”, ka thënë tutje Gashi.

Ai më tej ka shtuar duke thënë se përtej kësaj çfarë po e pret Kosovën, e “tejkalon këtë ndërlidhje”.

“Çfarë po ndodh sot, ne nuk kemi as ndëshkim, as tërheqje të vërejtjes publike ndaj Vuçiqit, ndaj Serbisë për ngjarjet e 24 shtatorit. Nuk ka pasur as në vizitën e Lajçak-ut, nuk ka pasur as në Tiranë në Samitin e Berlinit, madje nuk ka pasë as sot nga mbledhja që u mbajt në Bashkimin Evropian, në Komisionin Evropian nuk përmendet me asnjë fjali Kosova në konkluzionet e ministrave të Jashtëm të BE-së”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se Kosova s’mund të bëjë përtej kësaj, përveçse të grumbullojë fakte me i “detyru njerëzit e BE-së për me diskutu për këtë çështje”, duke shtuar se përgjigjja e shteteve të mëdha nuk do të varet nga dokumentet tona.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika