Një studim i bërë në Britani gjeti dy dritare specifike të adoleshencës, dy tregues të momenteve kur adoleshentët janë më të ndjeshëm ndaj rrjeteve sociale.
Përgjatë viteve të fundit përkrah të cilave shkëlqimi i telefonave të mençur ka përndjekur gjithnjë e më shumë adoleshentët nga dhoma e gjumit në shkollë, prindërit janë shqetësuar për përdorimin e kësaj teknologjie. Dhe nuk është çudi, me studiuesit e Facebook-ut që kryejnë studimet fshehurazi se si krijojnë imazhe perfekte të trupave të vajzave, mjekët që përshkruajnë çrregullimet e shkaktuara nga Tik Tok-u e madje as zotimet e ligjvënësëve të cilët zotohen të mbajnë përgjegjës kompanitë e këtyre mediave për dëmtimin e fëmijëve.
Por në prapavijat e tij, një diskutim më i qetë shkencor ka vënë në pikëpyetje nëse mediat sociale po bëjnë shumë dëm. Ndërsa disa studiues kanë pohuar se teknologjia dixhitale është një faktor i fuqishëm, shkaktar në ritmet e rritjeve të problemeve të shëndetit mendor, të tjerë kanë llogaritur se rreziku i dëmtimit për shumicën e adoleshentëve është shumë i vog, në lidhje me ndikimin ekuivalent në mirëqenien si mbajtja e syzeve apo ngrënia e rregullt e patateve.
Tani, autorët e letrave-pasqyrë kanë publikuar një studim të madh shumëvjeçar, duke ofruar atë që ekspertët e pavarur thanë se ishte një vështrim i jashtëzakonshëm i grimcuar dhe rigoroz në mardhënien midis mediave sociale dhe ndjenjave të adoleshentëve për jetën.
Duke analizuar përgjigjet e sondazhit të më shumë se 84.000 njerëzve të të gjitha moshave në Britani, studiuesit indetifikuan dy periudha të dallueshme të adoleshencës kur përdorimi i rëndë i mediave sociale nxiti vlerësime më të ulëta të “kënaqësisë nga jeta”. Së pari, rreth pubertetit, moshat 11 deri 13 vjeç për vajzat dhe 14 deri në 15 për djemtë- dhe më pas përsëri për të dy gjinitë rreth moshës 19 vjeç.
Ashtu si shumë studime të mëparshme, ky studim zbuloi se mardhënia midis mediave sociale dhe mirëqenies së një adoleshenti ishte mjaftë e dobët. Megjithatë, ai sygjeroi se ka pasur periudha të caktuara në zhvillimin kur adoleshentët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj teknologjisë.
“Ne në fakt konsideruam se lidhjet midis mediave sociale dhe mirëqenies mund të jenë më të ndryshme në mosha të ndryshme, dhe zbuluam se është me të vërtetë ashtu”, ka Amy Orben, një psikologe eksperimentale në Universitetin e Kembrixhit, ajo që drejtoi studimin.
Për shumicën e adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara, ekranet janë pjesë e madhe e jetës së tyre. Nëntë nga 10 adoleshentët amerikanë kanë telefon të mençur edhe ata po kalojnë shumë orë në ditë duke e parë atë, duke parë video, duke luajtur lojëra dhe duke komunikuar përmes mediave sociale, tregojnë sondazhet e fundit.
Ndërsa përdorimi i mediave sociale midis adoleshentëve ka shpërthyer gjatë dy dekadave të fundit, po të njëjtën rritje ka pasur edhe shkalla e depresionit, ankthit dhe vetëvrasjes, duke i shtyrë shkencëtarët të pyesin nëse këto tendenca të habitshme mund të kenë lidhje.
Disa kanë sygjeruar se mediat sociale mund të kenë efekt të tërthortë në lumturi duke zëvendësuar aktivitete të tjera, si ndërveprimet personale, ushtrimet ose gjumi, që janë vendimtare për shëndetin mendor dhe fizik. Për shembull, përdorimi i rëndë i mediave sociale duket se shqetëson modelet e gjumit të adoleshentëve.
Megjithatë, kërkimet për një mardhënie të drejtëpërdrejtë midis mediave sociale dhe mirëqenies nuk kanë rezultuar aq të suksesshme.
“Ka pasur absolutisht qindra nga këto studime, pothuajse të gjitha tregojnë efekte mjaft të vogla,” tha Jeff Hancock, një psikolog i sjelljeve në Universitetin Stanford i cili kishte kryer një meta-analizë të 226 studimeve të tilla.
Ajo që vihet re në lidhje me studimin e ri, tha Dr,Hancock, i cili nuk ishte i përfshirë në punë, ishte qëllimi i tij. Ai përfshinte dy sondazhe në Britani me gjithsej 84.000 njerëz. Një nga ato sondazhe ndoqi më shumë se 17.000 adoleshentë të moshës 10-21 vjeç me kalimin e kohës, duke treguar se si konsumi i tyre në rrjetet sociale dhe vlerësimet e kënaqësisë nga jeta ndryshuan nga një vit në tjetrin.
“Vetëm për sa i përket shkallës, është fantastike”, tha Hancock. Analiza e bazuar në moshën, shtoi ai, është një përmisim i madh krahasuar me studimet e mëparshme, të cilat prireshin t’i bashkonin të gjithë adoleshentët së bashku. “Vitet e adoleshencës nuk janë si një periudhë konstante e zhvillimit të jetës, ato sjellin ndryshime të shpejta,” tha ai.
Studimi zbuloi se gjatë adoleshencës së hershme, përdorimi i lartë i mediave sociale parashikoi vlerësime të ulëta të kënaqësisë nga jeta një vit më vonë. Për vajzat, kjo periudhë e moshës 11 dhe 13 vjeç, ndërsa për djemtë ishte 14 dhe 15 vjeç. Dr.Orben tha se ky ndryshim gjinor mund të jetë se ky ndryshim gjinor mund të jetë thjeshtë sepse vajzat priren të arrijnë pubertetin më shpejtë sesa djemtë.
“Ne e dimë se vajzat adoleshente kalojnë pjesën më të madhe të zhvillimit më herët sesa djemtë,” tha Dr.Orben. “Ka shumë gjëra që mund të jenë shtytës të mundshëm, qofshin ato sociale, njohëse apo biologjike.”
Të dy, djemtë dhe vajzat në studim goditën një periudhë të ndershmërisë së mediave sociale rreth moshës 19 vjeçare. “Kjo ishte mjaftë befasuese sepse ishte kaq konsistente në të gjitha gjinitë,” tha Dr.Orben. Rreth asaj moshe, tha ajo, shumë njerëz kalojnë nëpër trazira të shumta sociale si fillimi i kolegjit, puna në një punë të re ose jetesa e pavarur për herë të parë, që mund të ndryshojë mënyrën se si ata ndërveprojnë me mediat sociale, tha ajo.
Edhe pse raporti i ri u nxorr nga grupe të dhënash më të pasura sesa studimet e mëparshme, megjithëse atij i mungonin disa informacione që do të ishin të dobishme në interpretimin e rezultateve, thanë ekspertetët, si të presësh një vit të tërë ndërmjet përgjigjeve nuk është ideale. Dhe megjithëse anketa pyetën se sa kohë kaluan pjesëmarrësit duke komunikuar në mediat sociale, ata nuk pyetën se si e përdorën atë. Biseda me të huajt ndërsa luani një videolojë në të njëjtën kohë mund të çojë në efekte të ndryshme krahas dërgimit të mesazheve me një grup shokësh nga shkolla.
Së bashku me punën e kaluar, gjetjet sygjerojnë se ndërsa shumica e adoleshentëve nuk preken shumë nga mediat sociale, një grup i vogël mund të dëmtohet ndjeshëm nga efektet e tij. Por është e pamundur të parashikohen rreziqet për një fëmijë individual.
“Për 12 vjeçarin tuaj, çfarë do të thotë kjo për të? Është e vështirë të dihet”, tha Michaeline Jensen, një psikologe në Universitetin e Karolinës së Veriut, në Greensboro. Duke pasur parasysh efektin e parë, sado të vogël, në studim, “shumë pak nga këta fëmijë do të kalonin nga funksionimi normal në nivelet klinike të depresionit.” tha ajo. Por, “kjo nuk do të thotë se asnjëri prej tyre nuk do t’a bënte.”
Dr.Jensen theksoi se ky studim kishte gjetur një lidhjen në fletën e kundërt të tij; për të gjitha moshat, pjesëmarrësit e të cilave ndiheshin keq për jetën e tyre, përfundonin duke kaluar më shumë kohë në mediat sociale një vit më vonë. Kjo sygjeron se për disa njerëz teknologjia mund të jetë një mekanizëm përballues dhe jo shkaku i zymtësisë se tyre.
Të gjithë këta ekspertë thanë se shpesh ishin të frustruar nga debatet publike për mediat sociale dhe fëmijët, të cilat shpesh fryjnë dëmet e platëformave dhe shpërfillin përfitimet.
“Kjo bartë rreziqe si ndikimi i kolegëve, përdorimin e substancave,” tha Dr.Jensen. “Por mund të ketë edhe shumë gjëra pozitive”, si mbështetja, lidhja, kreativiteti dhe zotërimi i aftësive, shtoi ajo. “Unë mendoj se shumë herë kjo anashkalohet sepse të fokusuar në rreziqe.”
Përkthyer dhe përshtatur nga RTV DUKAGJINI