Në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, trajneri i njohur Ismet Munishi ka folur se a i ka të “merituar” Messi, Topat e Artë.
Ai tha se “shtatë Topa të Artë, njo ja ka marrë Lewandowskit, dy i ka me meritë, dy-tre i ka marrë se i ka pas Xavin, Iniestën dhe kompaninë me vete”.
Por, Munishi paraprakisht e lavdëroi Messin, për shkak se “është 35 vjeçar dhe luan ende në nivelet më të larta”.
Kjo është nata e tetë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.