A i ka rrezikuar mërgimtarët vendimi i Qeverisë Kurti 2 për reciprocitet me Serbinë? Flet Vehbi Kajtazi

Analisti Vehbi Kajtazi, ka thënë se qeveria Kurti 2 ka pasur përkrahjen e SHBA-ve dhe të BE-së për të zbatuar reciprocitetin, por vendimi i Qeverisë Kurti 2 s’kishte qenë i menduar mirë sepse i ka rrezikuar qytetarët që vijnë nëpër Serbi

Analisti, Vehbi Kajtazi

Sipas Analistit Vehbi Kajtazit, Qeveria e Kosovës, nuk kishte menduar për mërgimtarët që e përdorin Serbinë se rrugë për të ardhur Kosovë dhe për tu kthyer për në Kurbet sepse i ka rrezikuar me vendimin për zbatimin e reciprocitetit sepse “qytetarët  kanë mundur që të mbesin në pjesë e Serbisë sepse vendimi ka parashikuar dhe mbylljen totale të kufirit”.

“Ata/o që i kanë kaluar ato rrugë e dijen se çfarë terreni është në atë pjesë, qytetarët e Kosovës kanë mundur me mbetur situata në të cilat shtetit i Kosovës nuk do të kishte mundësi t’iu ofronte  ndihmë”, ka sqaruar ai.

Analisti Vehbi Kajtazi ka folur për vendimet e Qeverisë Kurti 2, që kanë të bëjnë me  zbatimin  e reciprocitetit dhe ndalimin e e qarkullimit të automjeteve të cilat baritin targat “KM”, sipas Kajtazit, qeveria e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara  të Amerikës(SHBA) dhe Bashkimit Evropian(BE) për zbatimin e Reciprocitetit.

Tutje ai  ka sqaruar se çfarë kanë kërkuar SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar që këto masa reciprocitetit të vendosen në një kohë tjetër.

Po për Kajtazin vendimi për ta zbatuar reciprocitetin pas kërkesë së Shteteve Perëndimore  “nuk kishte qenë e menduar mirë nga Kryeministri Albin Kurti”.

Qeveria Kurti 2 është dashur që të dal me komunikatë që ta shtyje vendimin pas kërkese se SHBA-së, për një datë të caktuar sipas kërkesë se ShBA-së, por jo me u nis dhe me u tërheq”, ka thënë Vehbi Kajtazi në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Sipas, Kajtazit, qeveria Kurti 2 ka bërë mirë që e ka dëgjuar këshillën e Ambasadorit të SHBA-ve Jeff Hovenier, sepse “është shmangur një konflikt, dhe pasoja që kanë mundur  me qenë të pa parashikueshme, dhe me dëm në njerëz  dhe mbi shtetin  e Kosovës dhe shtetësinë e saj”.

Ndërsa në të kaluare, “kryeministri Kurti kishte deklaruar se nuk do t’i zbatojë asnjë nga marrëveshjet e Brukselit, ndërsa tani ai i dërgojnë njësitet e elite të  Policisë së Kosovës për t’i zbatuar marrëveshjet anit kushtetues të ish-kryeministrit Hashimi Thaçit”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika