A i nderoi serbi i Njësisë Speciale të Kosovës, terroristët e vrarë?

Një zyrtar policor i Kosovës i komunitetit serb, ka indikacione të ketë marrë pjesë në organizimin që serbët e kanë bërë në nderim të terroristëve të vrarë në Banjskë. Përderisa Policia e Kosovës ka qëndruar e heshtur, diçka ka pasur për të thënë Inspektorati Policor

Befasues nuk është numri i madh i njerëzve, e as fakti që qirinjtë janë ndezur për terroristë, por e çuditshme është prezenca e dikujt.

Ky organizim, është i datës 26 shtator, veç dy ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në sheshin e Mitrovicës veriore në mes turmës së serbëve atë ditë ka dalë edhe Sinisha Vasiq.

Sinisha Vasiq është pjesëtar i komunitetit serb, gjë që e arsyeton prezencën e tij, por veç mos të ekzistonte fakti që i njëjti është pjesë e uniformës së Policisë së Kosovës.

Burime të Televizionit Dukagjini bëjnë me dije se i njëjti vijon punën akoma në këtë institucion të sigurisë,  edhe atë si pjesëtar i njësive speciale.

Emri i tij u shpërfaq për herë të parë në vitin e kaluar ku të njëjtit i ishte thyer vetura po në veri të Mitrovicës, dhe dyshohej se sulmi ndërlidhej me veprimtarinë e tij në Policinë e Kosovës.

Televizioni Dukagjini, i është drejtuar zyrtarisht Policisë së Kosovës, për të marrë informacione se personi i lartëcekur a është apo jo ende pjesëtarë aktiv i Policisë së Kosovës.

Por, nga ky institucion tash e pesë ditë nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe nga organi më i madh i sigurisë në Kosovë, ka vepruar Inspektorati Policor i Kosovës.

Nga ky organ shtetërorë, tashmë kanë konfirmuar se kanë nisur hetime paraprake.

“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon se është duke trajtuar këtë rast dhe se rasti është në fazën e hetimit paraprak. Në këtë fazë për shkak të integritetit të procesit hetimor nuk mund të shpalosen më shumë detaje”, thonë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Veçse nëse një gjë e tillë konfirmohet ish kryeshefi i IPK-së Fitim Shishani, tregon se çka duhet të ndodhë.

“Nëse  është e vërtetë personat, të cilët kanë marrë pjesë në varrimin e individëve që janë terroristë, që kanë vepru me veprime terroriste ndaj Republikës së Kosovës duhet së pari të suspendohen dhe të hetohen më tutje. .. Personi që merr pjesë qoftë në një aheng të serbëve apo ngjarje varrimi, nuk shkon pa e pas një mendim që të jep përkrahje për të, andaj veprimet e hetimorëve do të tregojnë një gjë të tillë”, thotë Fitim Shishani, ish- kryeshef i IPK-së.

Kohëve të fundit disa herë është hapur konkurs i Policisë për komunitetet, janë pranuar serbë të rinj dhe të njëjtit kanë dhënë dorëheqje brenda javësh.

Gjithë kjo po ndodhë pasi që të njëjti po kërcënohen nga strukturat shtetërore të Serbisë.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika