A ishte humbje dalja e Vjosa Osmanit nga LDK sipas Jehona Lushakut?

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka thënë se largimi i presidentes Vjosa Osmani nga LDK-ja nuk ka qenë rruga e duhur që ka zgjedhur

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku,

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka thënë se largimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe të tjerëve nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka qenë rruga e duhur që kanë zgjedhur.

Lushaku u shpreh e pa kënaqur me daljen e Osmanit nga LDK-ja. Sipas saj, Osmani nuk është në misionin e saj si presidente, nuk është forca më unifikuese e skenës politike, pasi ajo është duke anuar nga Lista Guxo.

“E njoh nga universiteti, dinamike, kam parë aktivitetin e saj në kohë më të hershëme, është një grua e hershme, gjithsesi jam e pa kënaqur që ka dalur nga LDK … Si presidente nuk është në mision e saj, nuk është aktive, shpeshherë shohim anime, nuk është forca më unifikuese e spektrit politike dhe shpeshherë shohim anime edhe ndaj forcave politike siç është Guxo”, ka thënë Lushaku.

Ajo tha se Vjosa Osmani nuk i takon më LDK-së pasi ajo ka dalur nga kjo parti.

Lushaku në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka thënë se LDK-ja pavarësisht largimeve është duke u rifreskuar dhe duke sjellë kuadro të reja.

E i gjithë ky rifreskim i LDK-së sipas saj po ndodhë për hir të kryetarit, Lumir Abdixhiku.

“LDK momentalisht është duke i rifreskuar dhe duke sjellë kuadro të reja, nën strukturën që ka. Dhe ky rifreskim po ndodhë duke përmbushur shumë kërkesa të qytetarëve, në kuptimin e mbledhjes së kuadrove të reja dhe dëgjimit të kërkesave që kanë. Kjo po ndodh nën udhëheqjen e Abdixhikut, i cili sips saj ka sjellë një dinamikë krejtësisht tjetër … Mendoj që nuk ka qenë rruga e duhur e përzgjedhur nga ana e kuadrove që kanë dalur, por faktikisht kanë qenë të tjera rrethana”, ka thënë Lushaku.

Ajo ka thënë se në kohën e largimit të Osmanit nga LDK-ja ka qenë kontekst tjetër.

“Ka qenë lidership tjetër dhe kontekst tjetër, dhe mendoj arsyet e mëhershme nuk janë më relevante. Tani këtu është një frymë krejtë tjetër që nuk krahasohet me atë përpara”, ka thënë Lushaku.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika