A janë kufijtë e Kosovës të sigurt, flet ish-zv.ministri Shkodra

Institucionet e sigurisë të Kosovës janë të vendosura për të siguruar kufijtë e vendit ka thënë ish zëvendësministri Selam Shkodra

Ish zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Selam Shkodra ka folur rreth sigurisë së kufijve të Kosovës.

Shkodra në Five në RTV Dukagjini ka thënë se në kuptimin klasik nuk mund të themi që ka kufij të sigurt askush.

“Në kuptimin e sigurisë së përgjithshme unë besoj në institucionet e sigurisë të Kosovës,
besoj në aleatët e Kosovës dhe duhet të kthehem apet te vizita e ish-sekretarit britanik, Kamerun, i njëjti ka pasur një urdhër të prerë dhe po e shihni domethënë rezultatet janë të dukshme, nuk është më ajo situata që ka qenë në pjesën veriore, ku është konsideruar një pyll i pashkelur. Tashmë institucionet e vendit, edhe ato civile, por edhe ato policore janë cep me cep të territorit. Natyrisht që edhe kufijtë më të hekurt në kohën e luftës së ftohtë ka pasur incidente dhe ka pas kontrabanda dhe ka pas tendenca për sulme”, është shprehur ai.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për tensionet në relacionet mes Kosovës dhe vendeve mike perëndimore dhe se a mund të ndikojnë këto tensione në sigurinë në veri të vendit.

“Mendoj që kanë disa mosmarrëveshje rreth metodave, por në linja të përgjithshme të sigurisë së Kosovës janë bashkë. Unë besoj në misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në to  që janë aleatë të mëdhenj të Kosovës dhe të sigurisë së saj, sepse e konsiderojnë sigurinë e Kosovës si siguri të Evropës. Andaj, mendoj që qytetarët e Kosovës duhet të jenë të qetë, vetëm në rast që prishet ky rend global dhe bëhet një disbalancim i forcave dhe boshti perëndimor e humb primatin siç e ka sot, mund të ndodhë diçka e papritur. Në të kundërt, unë besoj që duhet të jemi rahat, mirëpo duhet të punohet në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë”, është shprehur Shkodra.

 

Ai ka thënë tutje se në veri po konfiskohen pajise teknologjike dhe gjëra ushqimore të kontrabanduara nga ana e policisë së Kosovës.

“Prandaj, tash gradualisht hap pas hapi, Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe faktorin ndërkombëtar është tu i izolu edhe do të thotë edhe forma të ndryshme të drogës, të cilat në mënyrë private nëpër shtëpi a nëpër forma të ndryshme e tjera i kanë pas, po edhe nëpër pyje”, duke shtuar se “aktiviteti i Policisë së Kosovës ia ka ngushtu rrethin kryerësve dhe kriminelëve” rrethin e veprimit të tyre, ka thënë ndër të tjera Shkodra.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika