“A je avokat i Agim Ademit”, eskalon debati ndërmjet gazetarit Valon Rashiti dhe Faruk Statovcit

Emisioni "Dueli Sportiv" në RTV Dukagjini ka filluar me përplasje mes Faruk Statovcit dhe Valon Rashitit

Një nga temat që po diskutohet sonte është se a duhet të zhvillohet Superkupa e Kosovës në Turqi.

Por, për këtë gjë nuk po pajtohen redaktori i “Albanian Post”, Valon Rashiti dhe trajneri, Faruk Statovci.

“Nuk e di pse gjithmonë duhet ta luash rolin e avokatit të zotit Ademi, kryetarit të Federatës. Çdo emision e ke këtë rol. Unë nuk e di a je me pagesë apo i jashtëm,” tha Rashiti.

Teksa, edhe Statovci pati një kundërpërgjigje.

”Kush je sepse nuk po të njoh. Futboll nuk lexohet, luhet dhe punohet. Kur flas unë ngo, se unë të ngova. A je ardh ti me shty me mu a? Besom nuk kam energji të merrem me ty, pasi nuk ia vlen,” tha Statovci.

Më poshtë mund të shikoni pjesën e plotë të debatit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika