“A je ti prokuror? Mbylle këtë temë”, “Unë vendosi kur e mbylli, jo ti”: Ministrja Hajdari me urdhra ndaj gazetarit të RTK-së

Ministrja e MINT, Rozeta Hajdari në një emision në RTK ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet për rezervat shtetërore dhe po ashtu ka kërkuar nga gazetari të mbyllë temën për skandalin me rezervat shtetërore

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), Rozeta Hajdari ka kërkuar të mbyllë temën e skandalit me rezervat shtetërore derisa gazetari i televizionit publik(RTK), Bashkim Vishaj ishte duke i bërë pyetje.

Gazetari Vishaj me pyetjet e tij po e ballafaqonte ministren Hajdari me çështjen e aferës së Rezervave Shtetërore, përkatësisht me një sasi të vajit dhe grurit që u kontraktuan e s’erdhën asnjëherë, e për çka vetë Hajdari kishte dërguar e-maila.

Derisa Vishaj po e pyeste se a keni qenë e përfshirë në ndonjë formë në këtë aferë, ajo ka thënë se nuk ka qenë e përfshirë dhe se çështja nuk është aferë pavarësisht deklarimeve ”të të tjerëve”.

Të lutem, a jeni ju sot Prokuror? Të lutem mbylle këtë temë, sepse është çështje sekrete”, ia ktheu ministrja Hajdari gazetarit Vishaj, për çka ky i fundit ia preu.

Dëgjo, se kur e mbylli temën, vendosi unë”, tha Vishaj.

Vishaj: “Po janë bërë publike…e-mailat që i keni shkruar ju”

Hajdari: “Falemnderit. Falemnderit. Falemnderit…”

Vishaj: “Falemnderit për çka?”

Hajdari: “Për gjithçka, për mirëkuptim”.

Voshaj: “Por ju po thoni sekret shtetërore, ndërsa tash ka dalë thirrje publike për rezervat shtetërore”.

Hajdari: “Shfrytëzoj të drejtën time për të të mos u përgjigjur. Është gjithçka sekrete”.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika