A ka ekzistuar edhe në të kaluarën plani franko-gjerman, tregon Vlora Çitaku 

Sipas nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku as Kosova e as Serbia nuk e kanë refuzuar planin franko-gjerman

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka folur rreth planit franko-gjerman.

Ajo ka thënë se planin vet personalisht nuk e ka parë, por që kryeministri e ka ndarë me të parin e PDK-së, Memli Krasniqi.

E ky plan sipas saj nuk është refuzuar as nga pala kosovare as nga ajo serbe, të dyjat e kanë pranuar.

“Ne po besojm që plani që unë personalisht nuk e kamë parë, po që e ka ndarë [kryeministri] me kryetarin e PDK-së, z.Memli Krasniqi. Unë e di që edhe nga pala kosovare dhe nga ajo serbe është pranuar, nuk është refuzuar nga Beogradi. Është pranuar si një fazë për të vazhduar diskutime me tutje”, ka thënë Çitaku në emisionin “Personale” te Krenare Vokshi në RTV Dukagjini.

Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë publikisht që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë njohjen reciproke, e që sipas saj këtë e kanë thënë edhe dy ish-presidentët amerikanë.

“ShBA-të që të jem më e hapur kanë thënë publikisht që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet që të ketë njohjen reciproke ne qendër. Dhe kjo është thënë edhe në mënyrë të shkruar dhe zyrtare nga vetë Shtëpia e Bardhë, nga dy ish-presidentët amerikanë”, ka shtuar ajo.

Ajo theksoi se nuk preokupohet shumë se çfarë deklaron Beogradi, e që më e rëndësishmja është që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e qartë.

“Unë nuk preokupohem fort me atë çfarë është thënë në Beograd, më e rëndësishmja është që marrëveshja të jetë e qartë. Nuk duhet të ketë dykuptimësi. Duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika