A ka gjasa Kosova të kualifikohet në ‘Euro 2024’? Ky është mendimi i Anel Rashkajt

Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka thënë se gjasat e Kosovës për një kualifikim të mundshëm në 'Euro 2024' janë zbehur.

Gjatë një lidhje direkte në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, ai deklaroi se pas rastit me Maqedoninë e Veriut, kjo ka qenë mundësia më e mirë për kualifikim.

“Gjasat janë ende aty, edhe pse tani paksa janë zbehur. Mendimi im para se të fillonte ky  kualifikim ka qenë dhe vazhdon të jetë se pas asaj me Maqedoninë e Veriut ka qenë rasti më i mirë për kualifikim,” tha Rashkaj.

Ai mendon se grupi i Kosovës është shumë i volitshëm, teksa shpreson në një kualifikim edhe pas rezultateve dëshpëruese në tre ndeshjet e para.

“Grupi ka qenë shumë i volitshëm për të arritur në vendin e dytë dhe të kualifikohemi. Ndoshta pas këtyre tre ndeshjeve nuk kemi arritur ato pikë që i kemi dëshiruar dhe jemi në një pozitë pak më të vështirë, por ka ende ndeshje,” tha Rashkaj.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika