“A ka papunësi apo pa punëtorë?”/ Panduri prezanton statistikat ndër vite, viti 2023 me statistikat më të mira

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ermal Panduri ka prezantuar statistikat e papunësisë ndër vite sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës(ASK).

Sipas grafikonit të paraqitur, në vitin 2016, kanë qenë 84 mijë e 903 persona të papunë sipas tremujorit të katërt të ASK-së.

Në vitin 2017, ky numër është rritur në 114 mijë e 324 persona.

Për dallim nga vitit 2017, në vitin 2018, ky numër ka pasë rënie, nga mbi 114 mijë në 110 mijë e 844.

Viti 2019, karakterizohet me një rënie të dukshme, pra në 81 mijë e 452 persona.

Trendin e rënies e përcjellë edhe viti 2020, pra nga mbi 81 mijë, numri i të papunëve sipas tre mujorit të katërt të deklarimit sipas statistikave të ASK-së në këtë vit ka rënë në 76 mijë e 505 persona të papunë.

Në vitin 2021 numri bie sërish, krahasuar me vitin paraprak. Si të papunë sipas statistikave delë të jenë 67 mijë e 69 persona.

Edhe në vitin 2022, numrii të papunëvie bie ende më shumë, dhe atë në 53 mijë e 378 persona të deklaruar sit ë papunë gjithmonë sipas statistikave të ASK-së.

Viti 2022 dhe viti 2023 nuk dallojnë shumë në këto shifra të të papunëve.

Në vitin 2023 numri bie në 53 mijë e 79 persona, pra rreth 300 më poshtë.

Krahauar me deklarimet dhe raportet e ASK-së, në përqindje i bie se viti 2023 ka deklarimin më të ultë të të papunëve pra vetëm 10.7% ndërsa viti me numrin më të madh të të papunëve sipas këtyre raporteve është viti 2018 me 29.1%.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika