A ka sistem të qëndrueshëm financiar? – flet ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, lidhur me mundësinë për anulim të konkursit për guvernator, ka thënë se është çështje e kuvendit, dhe si njëri prej atyre kandidatëve, ka shtuar se do ta vlerësojë çfarëdo vendimi që do të marrë Kuvendi i Kosovës

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, gjatë intervistës në FIVE, 19 prill 2023.

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka thënë se në tërësi sistemi financiar në vend karakterizohet me rritje në të gjitha indikatorët e saj.

Sipas tij, në sektorin bankar si komponent kryesor i sistemit financiar në vend, ka rritje të institucioneve financiare, pasi në vitin 2018 kanë qenë 10 institucione bankare, ndërsa tani deri në fund të vitit 2022 janë 12.

“Ka rritje në të gjithë aktivitetin e saj, nëse e shohim kreditë ose asetet e sektorit bankar vetëm gjatë mandatit tim 5-vjeçar, janë rritur 61 për qind, nëse e shohim kreditë janë rritur 58 për qind, nëse i shohim depozitat janë rritur 65 për qind. Përkundër rritjes së kredive, kreditë përformuese (të cilat janë e këqija) shënojnë 2 për qind, ndërsa ato që janë mirë të parevizionuara 150 për qind”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Mehmeti i ftuar në emisionin FIVE, ka bërë të ditur se të dhënat vjetore të vitit 2022, asetet në sektorët bankare kanë arritje 6.7 miliardë euro, me një rritje vjetore 13.5 për qind, ndërsa kreditë kanë arritur në 4.3 miliardë euro, më një rritje vjetore 16.1 për qind.

“Në anën tjetër, depozitat shënojnë 5.55 miliardë apo me një rritje prej 13.3 për qind”, ka shtuar ai.

“Deri në fund të mandatit tim ka shënuar 6.3 për qind norma e interesit në kredi efektive, kjo është një normë e interesit që pothuajse aplikohet në të gjitha vendet e rajonit, por kemi rritje të normës së interesit edhe në vende më të zhvilluara të BE-së”, ka thënë tutje ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se asnjëherë nuk kontestohet norma e interesit nga ana e bizneseve, ekonomive, familjarëve, “nëse flasim për depozita është 5.5 miliardë shënojnë depozitat që kanë një rritje 13.3 për qind baza vjetore. Kjo tregon që pjesa dërrmuese i përkasin ekonomive familjare”.

A do të anulohet konkursi për guvernator të BQK-së?

Gjithashtu, ish-guvernatori Mehmeti, në lidhje me kërkesën e BQK-së për anulimin e konkursit për guvernator të kësaj banke, ka thënë se duke marrë parasysh rrethanat që janë jo të favorshme në nivel global, nuk është gjë e mirë.

“Parashikimet e Bankës Botërore janë që këtë vit në nivel global ekonomia do të jetë 1.3 për qind, krahasuar me 2.8 që kanë qenë parashikimet më herët, në SHBA po ashtu 0.5 për qind do të jetë rritja ekonomike në vendet e eurozonës diku rreth 0 për qind”, ka treguar ai.

“Kështu që nëse e shohim në tërësi duke pasur parasysh që do të kemi një ngadalësim të rritjes ekonomike kundrejt rritjes së inflacionit, kundrejt rritjes së normave të interesit, kundrejt problemeve gjeopolitike, e të gjitha këta faktorë kur i përmbledhim mund të dërgojnë në recesion ekonomik, që për herë të dytë nuk ka ndodhur asnjëherë që brenda një dekade ekonomia të shkojë në nivel global drejt recesionit ekonomik”, është shprehur ai.

Por, nëse ky konkurs ka mundësi që të anulohet, ai ka thënë se është çështje kuvendi, dhe si një prej atyre kandidatëve, ai ka shtuar se do ta vlerësojë çfarëdo vendimi që merret prej Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika