A ka tendencë Edi Rama për ta rrëzuar qeverinë Kurti?

Analisti Agon Maliqi, teksa është pyetur se a ka tendencë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që ta rrëzojë qeverinë e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur se nuk ekziston një plan i tillë

Agon Maliqi - analist

“Unë nuk e besoj, më duket e palogjikshme, e panevojshme. Nuk ka kurrfarë agjende për ta rrëzuar qeverinë Kurti. Ka mospajtim të thellë me mënyrën sesi dy kryeministrat e shohin rajonin, politikën e jashtme. Ka mospajtim të thellë qoftë edhe mbi qeverisjen e brendshme”.

Kështu është shprehur analisti Agon Maliqi, teksa është pyetur se a ka tendencë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që ta rrëzojë qeverinë e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Maliqi është shprehur i bindur se nuk ekziston ndonjë plan për ta rrëzuar qeverinë Kurti, ashtu siç është spekuluar.

Sipas tij, kjo do t’i përshtatej më së miri Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Kurti.

“Ekzistenca e një plani të tillë më shumë se kujtdo tjetër i konvenon qeverisë Kurti, ose narracioni për ekzistencën e një plani të tillë sepse duke qenë në një pozitë ku e ka çdo herë e më vështirë të prodhojë rezultate, duke qenë në një pozitë ku nuk ka edhe mundësi shumë edhe përmes shtypjes së mediave të kontrollojë opinionin se çka mendon për qeverinë, gjëja më e favorshme për qeverinë është të krijojë armiq”, është shprehur ai.

Analisti – Agon Maliqi

I ftuar në “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Maliqi ka potencuar se në darkën e mbrëmshme të Edi Ramës në Prishtinë, nuk kishte asgjë konspirative.

“Mitologjia që është ndërtuar rreth kësaj darke, ishte zbavitëse edhe për ne që ishim aty, ishte darkë jashtëzakonisht normale, nuk pat asgjë konspirative, besoj ishte një lajm i plasuar me dashakeqësi”, ka thënë ai.

Ymeri: Kurtin mund ta rrëzojë vetëm populli

Në anën tjetër, analisti Visar Ymeri, ka thënë se jo vetëm Albin Kurtin, por secilin kryeministër të Kosovës, e rrëzon populli dhe e vendos aty populli, vota, shumica e votës.

Sipas tij, ky është sistemi, përveç nëse bëhet me puq.

“Nëse dikush dëshiron ta rrëzojë Kurtin nga pushteti, a do ta bëjë me votë qytetare apo me puq, sepse këto janë dy mënyrat kur do ta rrëzosh dikë”, ka theksuar Ymeri.

Visar Ymeri – analist

Siç thotë Ymeri, e para është që ideja e krijimit të vërtetave konspiracioniste në politikë, përkundër faktit të jetesës në një sistem demokratik, me një qasje dhe diversitet të madh të informimit, ende vazhdohet të mendohet se marrëveshjet politike ndodhin me dyer të mbyllura.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika