A kanë të drejtë mediat të marrin pamje në qendrat e votimit në veri të Kosovës? Deklarohet Elezaj

“Mediat janë të lira që të bëjnë regjistrime nëpër vendvotime sipas rregullave dhe udhëzuesve. Natyrisht se janë anëtarët e këshillave të vendvotim, të cilat mund t'i udhëzojnë përfaqësuesit e mediave se si duhet të filmohet në një vendvotim sepse ka dhe kufizime të ndryshme", ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezaj

Zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Kosovës(KQZ), Valmir Elezaj, ka thënë se të gjitha fletëvotimet janë shpërndarë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Ai ka thënë se të gjitha qendrat e vendvotimit janë hapur në kohë në katër komunat veriore të Kosovës.

“Gjashtë qendra të votimit janë të rregulla, ndërsa 13 prej qendrave janë alternative. Të gjitha adresat e qendrave të vendvotimi i kemi publikuar në Webfaqen e KQZ-së, në rrjete sociale dhe në media”, ka thënë Elezaj.

Më tutje, ai ka treguar numrin e përgjithshme të personave që kanë të drejtë vote në këto komuna, që sipas tij është “45 mijë e 95 persona me të drejtë vote”.

Ndërkohë, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të votuar në këto komuna veriore të Kosovës.

Ai i është përgjigjur pyetjeve të mediave se pse nuk po lejohen ta kryejnë punën e tyre në disa qendra në veri të Kosovës.

“Mediat janë të lira që të bëjnë regjistrime nëpër vendvotime sipas rregullave dhe udhëzuesve. Natyrisht se janë anëtarët e këshillave të vendvotim të cilat mund të udhëzojnë përfaqësuesit e mediave se si duhet të filmohet në një vendvotim, se ka dhe kufizime të ndryshme. Por, nëse ka pasur ndonjë rast ku nuk është lejuar fare filmim, sigurisht se do ta shikojmë se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Elezi ka thënë se posa të saktësohen informatat, ai do të telefonojë edhe do ta shikojë se si është puna.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika