A lejohet puna para orës 6 të mëngjesit pas vendimit të MSh-së?

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të mos punohet prej orës 11:00 deri në 17:00, disa kompani të ndërtimit kanë filluar të punojnë qysh në orët e para të mëngjesit. Avokatët thonë që ajo përbën shkelje dhe punëtorët duhet të paguhen shtesë për punën, dhe gjithashtu bëhet shkelje e Ligjit për zhurmën.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të mos punohet në sektorin e ndërtimtarisë nga ora 11:00 deri në 17:00 për shkak të temperaturave të larta është ende në fuqi.

E kjo ka bërë që kompani në sektorin e ndërtimtarisë të gjejnë orar tjetër.

Këta të fundit po fillojnë punën rreth orës 04:00 ose 05:00 të mëngjesit, që ndër të tjera banorët e lagjeve po ankohen për zhurmë, e gjithashtu punëtorët fillojnë punën goxha herët.

Sipas avokatit Ardian Bajraktari, këta punëtorë që angazhohen me orare të tilla duhet të paguhen shtesë për punë jashtë orarit.

“Nëse eventualisht mund të organizohen aktivitete pune nëse nuk janë në kundërshtim me ligjin për mbrojtje nga puna, atëherë organizimi i punës natyrisht bënë organizimin të orarit të punës më ndërrime të ndryshme,  duhet kompensim më i lartë se zakonisht se kur puna zhvillohet në orarin e rregullt nga ora 08:00 deri në ora 4 ose 5 e pasdites”, ka thënë Bajraktari.

E Bajraktari thotë se në vendimin e Qeverisë nuk parashihet lejimi i punës në orare të tilla, andaj përbën shkelje të ligjit për mbrojtje nga zhurma.

“Ligji për mbrojtjen nga zhurma që aktivitet e tilla, ekonomike i ndalon që nga ora 22:00 deri në ora 07:00 e mëngjesit, dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e këtij procesi është ministria e Planifikimit Hapësinor”, ka shtuar Bajraktari.

Por, nga Sindikata e Sektorit Privat insistojnë se puna në këtë orar lejohet me vendimin e Qeverisë, por që në fakt një gjë e tillë nuk potencohet në vendim sepse në të njëjtin theksohet vetëm ndalimi i punës në ambient të hapur.

“Edhe vet ministria e Shëndetësisë e ka vlerësuar, është vendim i qeverisë që  të punohet nga ora 05:00 deri në ora 11 dhe  pastaj të pauzohet deri në ora 05:00, nuk është se është shku kështu shabllon po është një vendim i qeverisë për të cilin nuk kishte mujtë me u gjet më adekuat në këtë periudhë të cilën e kemi”, ka thënë kryesindikalisti, Jusuf Azemi.

Të pyetur për këtë çështje, në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë “shëndeti dhe jeta e qytetarëve dhe punëtorëve është prioriteti kryesor i këtij vendimi”, duke shtuar se për punën në orët e hershme të mëngjesit, duhet të kontaktohet dhe përgjegjës është Inspektorati i Punës.

Televizioni ka tentuar të flas me zyrtarë të këtij institucionin, përfshirë kryeshefin Hekuran Nikçi, por ata nuk janë përgjigjur.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika