A mund të lëvizin lirshëm qytetarët e Kosovës më herët se 1 janari i vitit 2024?

Parlamenti Evropian ka miratuar përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën, por a ka mundësi që zbatimi i këtij vendimi të bëhet më herët se 1 janari i vitit 2024, dhe qytetarët të lëvizin lirshëm në këtë vit? Për këtë, në emisionin FIVE ka folur Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimeve Evropiane

Flamuj të Bashkimit Evropian

Parlamenti Evropian ka miratuar të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje përmbyllen.

Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024.

Por, nëse ky vendim mund të zbatohet më herët se 1 janari i vitit të ardhshëm, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se qytetarët mund të lëvizin lirshëm nëse një gjë e tillë mund të bëhet nga 1 nëntori i vitit 2023 e në vazhdim.

“Nëse vendimi hyn në fuqi më herët, pra nga 1 nëntori e tutje, jam shumë e bindur që mund të bëhet një gjë e tillë, por tani është pak e rëndësishme, pasi më në fund kemi një datë kur përfundimisht do të hyjë në fuqi”, ka thënë ajo në emisionin FIVE.

ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj.

Gjithashtu, sipas saj, ka pasur gjasë të përfundonte ky proces më herët, por Kosova e ka humbur disa herë mundësinë e liberalizimit të vizave për disa arsye, që ajo ka përmendur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Kjo është meritë e gjithë qytetarëve të Kosovës, e institucioneve të vendit, dhe në këtë ditë është shumë pak e rëndësishme të bëhet diskutimi se merita e kujt është, dihet saktësisht se kush ka qenë dhe e kanë pasur mbi supet e veta gjithë procesin për vite të tëra, dhe po ashtu dihet se kush e ka bllokuar, pikërisht për çështje të Demarkacionit me Malin e Zi, dhe mendoj që një gjë të tillë është më tepër sesa e kemi konsumuar”, ka deklaruar ajo.

Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën do t’i lejojnë qytetarët të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 180 ditore.

Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me kohë, por deri më tani mungonte konsensusi në mesin e vendeve anëtare për avancimin e procesit.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo me gjithë faktin se Komisioni Evropian qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika