A mund të rikthehen policët e dorëhequr në Policinë e Kosovës?

Policët e dorëhequr, mund të kenë interesim të kthehen në këtë institucion, por një gjë e tillë mbetet e pamundshme, shkaku i një udhëzimi administrativ të nxjerrë gjatë këtij viti. Njohës të çështjeve të tilla, flasin nëse pavarësisht dispozitave ligjore, duhet shqyrtuar ose jo rikthimi i tyre në uniformën e Policisë së Kosovës.

A mund të rikthehen policët e dorëhequr në Policinë e Kosovës?

Ndërmjet majit e shtatorit, pjesëtarët e rinj të policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, ishin në cak të presionit e kërcënimeve, të cilat ishin adresuar e dënuar publikisht  nga krerët e shtetit të Kosovës.

Të njëjtat, kishin rezultuar me dorëheqjet e disave prej tyre, që kishin ofruar dorëheqjet e tyre nga Policia.

Por, ditë më parë zëvendësdrejtori i Policisë për veriun Veton Elshani, tha se policët e dorëhequr, e të cilëve akoma nuk u është aprovuar dorëheqja, kanë kërkuar rikthim e i cili u është aprovuar.

Megjithatë, zyrtarisht nga Policia e Kosovës, nuk janë përgjigjur as për numrin potencial të kërkesave për rikthim e as atyre të miratuara nëse ka të tilla.

Në lidhje me këtë situatë, në fuqi nga ky vit është një udhëzim administrativ mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës, ku neni i 79 i të cilit e pamundëson rikthimin në punë të policëve të dorëhequr vullnetarisht.

Këtë e potencon edhe ish kryeshefi i IPK-së, njëherit ish zëvendësministër i brendshëm Valdet Hoxha, që thotë se të gjithë të dorëhequrit duhet të ndjekin procedurat nga fillimi.

“Policia e Kosovës nuk duhet të shërbehet me skenarët e një shteti fqinj, dhe nevojat e tyre ditore, për ti pasur punonjësit e tyre ne policinë e Kosovës, apo për ti urdhëruar që do të dorëhiqen, prandaj rregullat janë të qarta, çdokush që është larguar, vullnetarisht, është larguar përfundimisht pa kthim, ndaj çdo prurje e re, duhet ti nënshtrohet procedurave strikte konkurruese”, ka thënë Hoxha.

Selam Shkodra, gjithashtu ish zëvendës ministër i brendshëm thotë se rikthimi edhe mund të ndodhë pas një hetimi kredibil e në kohë të duhur.

“Rikthimi duhet të bëhet me kujdes dhe në kohën e duhur, në përputhje me dispozitat ligjore, siç kanë ekzistuar edhe në të kaluarën dyshimet, ekzistojnë edhe tash që një pjesë e tyre do të thotë, kanë qenë edhe pjesëtarë të policisë së Kosovës por edhe kanë bashkëpunuar me grupe të cilat kanë qenë, informale në pjesën veriore, dhe kohë pas kohe e kanë sabotu punën e policisë, të njëjtit kërkoj që të verifikohen një nga një nga institucionet e sigurisë”, ka thënë Shkodra.

Vala më e madhe e dorëheqjeve nga policia e Kosovës nga pjesëtarët e komunitetit serb, erdhi në nëntorin e vitit të kaluar, kur nën direktiva të Beogradit zyrtar, serbët u larguan nga institucionet kosovare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika