A mund vërtet kafeina ta përmirësojë shëndetin tuaj?

Kafeina ka qenë pjesë e kulturës njerëzore me shekuj, dhe mund ta gjeni në kafe, çaj, çokollatë. Edhe pse ka pasur lajme për efektet e saj negative, studimet raportojnë se ka gjithashtu përfitime të ndryshme jetësore

Kafeina është një stimulues që ndikon në zemër dhe sistemin nervor qendror, duke rritur presionin e gjakut dhe hormonet emocionuese. Shpesh përshkruhet si një “drogë humori”, duke i dhënë mendjes një nxitje të shpejtë.

Me kalimin e viteve, kafeina është fajësuar për gjithçka, nga stresi, mungesa e gjumit e deri te dëshirat për sheqer dhe ndryshimet e mprehta të humorit. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se kafeina mund të ofrojë gjithashtu një mori përfitimesh kryesore shëndetësore. Për sa kohë që nuk konsumoni espresso, kafeina mund ta ndihmojë trupin tuaj në mënyra të ndryshme.

Përfitimet e mundshme shëndetësore të kafeinës:

-Kafeina mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj – Disa studiues argumentojnë se një tepricë e kafeinës mund të çojë në dëshira më të forta për ushqime të yndyrshme dhe të pasura me karbohidrate. Ky stimulues është i njohur gjithashtu për përshpejtimin e metabolizmit. Rrit nivelet e sheqerit në gjak, dhe në fakt mund t’ju bëjë të ndiheni më pak të uritur. Nëse merret para ushtrimeve fizike, kafeina gjithashtu mund t’i shpërbëjë yndyrnat deri në 30 për qind në mënyrë më efikase. Vetëm kontrollojeni dozën e saj.

Ilustrim

-Kafeina mund t’jua ngrejë humorin – Kafeina dhe stresi shpesh shkojnë me njëra-tjetrën, me ndryshimet hormonale e bëjnë trupin të pësojë ndryshime të humorit dhe madje edhe humbje të gjumit. Megjithatë, përderisa ekziston qartë një rrezik në pirjen e shumë filxhanëve me kafe të fortë ose pije përforcuese, në doza më të vogla kafeina mund t’ju ngrejë vërtetë disponimin për t’ju dhënë një nxitje pozitive afatshkurtër. Vetëm mos e teproni me kafetë e zeza.

-Kafeina mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit – Hulumtimet sugjerojnë se kafeina mund të zvogëlojë rrezikun e njerëzve që preken nga sëmundja e Alzheimerit, duke ulur dëmin që ushqimet yndyrore mund të kenë në tru. Studimet në SHBA sugjerojnë se ata që pinë çaj dhe kafe kanë më pak gjasa të vuajnë nga kjo sëmundje, pasi kafeina mbron një shtresë jetike mes trurit dhe furnizimit kryesor të gjakut, duke parandaluar shfaqjen e komplikimeve.

-Kafeina mund të përmirësojë qëndrueshmërinë gjatë ushtrimeve – Konsumimi i tepërt i kafeinës mund të shkaktojë probleme për fanatikët e fitnesit, duke e lënë trupin të ndihet jashtëzakonisht i lodhur pas një nxitjeje shumë të shkurtër. Megjithatë, nëse merret në doza të vogla dhe në kohën e duhur, kafeina në fakt përmirëson qëndrueshmërinë e trupit gjatë ushtrimeve fizike duke djegur më shumë yndyrë.

Ilustrim

-Kafeina mund të zvogëlojë rrezikun e gurëve në tëmth(idhëz) – Ndryshe nga besimi popullor, kafeja e pasur me kafeinë mund ta ndihmojë trupin në betejën e tij për të shmangur zhvillimin e gurëve të tëmthit dhe gurëve në veshka. Edhe pse kërkimet janë ende në rritje në këtë fushë, duket se kafeja mund të jetë në gjendje të shkatërrojë depozitat e padëshiruara të cilat më vonë shkaktojnë probleme në fshikëzën e tëmthit.

-Kafeina mund të përmirësojë gjendjen e lëkurës – Hulumtimet sugjerojnë se kafeina mund të ketë një ndikim pozitiv në lëkurë, duke ngushtuar disa enë gjaku në fytyrë, duke reduktuar kështu skuqjen. Nëse merret me kujdes, kafeina mund t’ju ndihmojë nëse vuani nga ‘rosacea’ me enë gjaku që zgjerohen, por nuk kontraktohen.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika