A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar

Natasha Pirc Musar, presidente e Sllovenisë në një intervistë për Kallxo ka thënë se shteti i saj e mbështet Kosovën në anëtarësim në të gjitha organizatat euroatlantike

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka thënë se shteti i saj e mbështet Kosovën deri në anëtarësimin në të gjitha organizatat euroatlantike.

Këto komente ajo i bëri në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”. Pirc Musar shtoi se shpreson se lidershipi në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshëm se duhet t’i plotësojnë kushtet.

“Çdo vend që po hynte në Bashkimin Evropian, NATO ose Këshillin e Evropës, të gjithë ne duhej të përmbushnim kushtet. Nuk është gjithmonë e lehtë, por në lidhje me Këshillin e Evropës, zemra ime është vërtetë shumë afër kësaj organizate”- tha presidentja sllovene transmeton Dukagjini.

Në pyetjen se a po e kushtëzon Sllovenia hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ajo tha se nuk do t’i diskutoj kushtet pasi sipas saj, “Kosova e di se çfarë duhet të bëjë’’.

“Dhe ju po pyesni një avokate nëse duhet të përmbushen marrëveshjet e nënshkruara. Pra, kjo është ajo që unë duhet të them, “pacta sunt servanda”. Kjo është diçka që të gjithë avokatët nuk mund të ikin prej saj dhe ky është një fakt. Dhe do të doja të them vetëm se shpresoj se lidershipi në vendin tuaj dhe në Serbi do të fitojë mençuri, fuqi dhe energji të mjaftueshme për të zgjidhur enigmat. Situata në të cilën ndodhemi aktualisht po më tregon se ka mungesë besimi. Kur ke mungesë besimi, është e vështirë të përparosh”- tha presidentja Pirc Musar.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika