A po funksionojnë hallkat elektronike që erdhën në Kosovë?

Kanë kaluar rreth dy javë prej lansimit të mekanizimit, për mbikqyrjen elektronike të personave të dyshuar për vepra penale. Por sic duket ky sistem nuk funksionoi, edhe në të paktën një rast, meqë ditë më parë u shkel urdhëri mbrojtës nga një burr që sulmoi fizikisht gruan e tij. Policia e Kosovës nuk tregoi se si është duke shkuar funksionalizimi i këtij sistemi, derisa njohësit e drejtësisë thonë se sfidë do të mbetet monitorimi i tij

Nga 10 dhjetori i këtij viti, në Kosovë është lansuar mekanizimi i mbikqyrjes elektronike të personave të dyshuar për vepra penale.

Megjithatë, institucionet nuk kanë treguar nëse i njëjti është duke funksionuar.

Policia e Kosovës, e cila është përgjegjëse për mbikqyrjen e tyre, nuk është përgjigjur në interesimin e televizionit për këtë çështje, derisa ditë më parë, në raportin policor ishte një rast i shkeljes së urdhërit mbrojtës.

“Gjilan 23.12.2024-08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare edhe pse viktima ka pasur urdhër mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Në lansimin e këtij sistemi, krerët institucional thanë se i njëjti do të shërbejë më së shumti për rastet e dhunës në familje, dhe që të mos ketë përsëritje të rasteve.

Megjithatë, ish-avokati i popullit, Hilmi Jashari thotë se institucionet përgjegjëse duhet të japin llogari, në rast se ky sistem nuk funksionon siç duhet.

“Ajo që unë konsideroj që është problematike për një peridhë kohore, se paku për një periudhë të afërt është monitorimi i vazhdueshëm i efekteve që mund të ketë kjo mbikqyrje elektronike, për të parë defektet eventualisht edhe mundësitë për ti eleminuar ato, edhe duhet të ketë një bashkëveprim mes policisë me organiztat joqeveritare që mund të ndihmojnë, për zbatimin e këtj ligji dhe efektet, mirëpo edhe koordinim më të mirë mes gjykatave e policisë”, ka deklaruar Jashari.

Në anën tjetër, avokati Ardian Bajraktari thotë se me nisjen e zbatimit të ligjit në praktike, ulet edhe numri i personave që dërgohen në masën e parabarugimit.

“Ka impakt në dy drejtime e para në aspektin e parandalimit të fënomenit të dhunës në familje, sepse do ta pamundësonte riviktimizimin e vikitmave të dhunës në familje, përmes mundësisë së kontaktit me dhunuesin, por natyrisht impakti i tij është edhe në shqiptimin e masave të  tjera alternative, në sigurimin e të pandehurit në procedurë”, ka deklaruar ai.

Ligji për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, është në fuqi nga vitit 2015. E shkelja e urdhrit mbrojtës nga të dyshuar për dhunë në familje, u ka kushtuar me jetë disa grave viteve të fundit.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika