A po i shkel Specialja të drejtat e të burgosurve?

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë publikuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar drejtuar trupit gjykues, me të cilën ka kërkuar që të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, përveç me ekipin e avokatëve.

Lidhur me këtë temë, në studion e emisionit “Five” me Dibran Istrefin kanë diskutuar avokati, Skender Musa, nga Fondi për të Drejtat Humanitare të Kosovës, Bekim Blakaj dhe familjari i dëshmorëve, Xhavit Jashari.

Blakaj: Nuk është dashtë t’i ndalohet e drejta për vizita dhe komunikim familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së, pavarësisht që paneli gjyqësor vendos t’i kufizojë vizitat

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtat Humanitare të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Speciale për ndalimin e vizitave dhe komunikimin e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë se nuk është dashtë të iu ndalohet por që sipas rregulloreve të Gjykatës ka hapësirë që paneli gjyqësor t’i kufizojë vizitat.

“Nuk është dashtë t’i ndalohet e drejta që të i vizitojnë familjarin e vet dhe të kenë komunikim. Por, kërkesa urgjente e Zyrës Speciale, shkaku që ata kanë vlerësuar se po i rrezikohet intigriteti I procesit dhe poashtu po tentohet të ndikohet tek dëshmitarët. Gjithashtu edhe të dhënat konfidenciale që janë administru kundër ish-krerëve të UÇK-së po rrjedhin për shkak të vizitave, të personave të ndryshme në Qendrën e Paraburgimit. Por duke parë rregulloren e procedures dhe provove ka hapësirë që paneli gjyqësor t’i kufizojë vizitat”, ka thënë Blakaj.

Sipas tij, kjo është një masë e përkohshme derisa të merret një vendim tjetër i radhës.

“Duke parë rregulloren e procedures dhe provove ka hapësirë që paneli gjyqësor të vendos sanksione, t’i kufizojë vizitat. Bëhet fjalë për kufizimin e vizitave, të personave jo të priviligjuar, që personat e priviligjuar në këtë rast janë avokatët e të pandehurëve. Por është lënë hapësira që të pandehurit të kërkojnë vizita të personave të cilët trajtohen si jo të priviligjuar, pra si familja. Por edhe persona tjerë, si kori diplomatik. Nëse lejohen këto vizita do të monitorohen që I bie do të jetë prezenca e zyrtarëve të paraburgimit. Kjo masë është e përkohshme, deri të merret një vendim”, ka shtuar Blakaj.

Musa: Vendimi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Gjykatës Speciale dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, për ndalimin e vizitave nga familjarët por jo i padrejtë për familjarët e gjerë

Sa i përket aspektit ligjor, sipas avokatit, Skender Musa ka thënë vendimi i Gjykatës Speciale për ndalimin e vizitave të familjarëve është i padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore qoftë Gjykatës Speciale por edhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës sepse familjarët kanë të drejtë për t’i vizituar por nuk është i padrejtë për familjarët e gjerë dhe shoqërinë.

“Vendim në kundërshtim me dispozitat ligjore edhe të Gjykatës Speciale edhe të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, sepse të akuzuarit kanë të drejtë të vizitohen nga familjarët. Por  sa I përket personave të tjerë, nuk është e padrejtë sepse edhe në Kosovë, në masën e paraburgimit,të paraburgosurit I vizitojnë vetëm familjarët dhe avokati por jo edhe familja e gjerë dhe shoqëria”, ka thënë Musa.

Jashari për izolimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shteti të reagojë

Familjari i dëshmorëve, Xhavit Jashari lidhur me ngjarjen e fundit, ku Gjykata speciale ka kërkuar pezullimin e vizitave dhe të gjitha komunikimet me ish-krerët e UÇK-së, ka thënë se Institucionet vendore duhet të reagojnë sepse asnjëherë deri më tani, nuk kanë pasur asnjë qëndrim.

“Padrejtësia e radhës të cilës nuk e njohim. Qëllimi i vetëm i saj është me vendimet e tanishme është goditja e luftës së UÇK-së. Kjo Gjykatë potencon se nuk ka përjashtime dhe duhet të shikohet ligji për Dhomat e Specializuara, kur kjo gjykatë brenda një aktakuzë fut gjithë zinxhirin komandues dhe gjithë pjesëtarët dhe luftëtarët e UÇK-së. Por që një ditë do të përfundojë, pasi që nuk mund të barazohet me krimet që I ka bërë Policia dhe Ushtria serbe në Kosovë. Por thirrja ime, në raste të tilla organet kompetente të shtetit të Kosovës duhet të reagojnë. Sepse kjo Gjykatë është kriju mbi shpifjet e një raporti të Dick Marty, dhe institucionet tona deri më sot nuk kanë asnjë qëndrim”, ka deklaruar Jashari.

Sipas tij, Institucionet e vendit duhet të kërkojnë nga instancat ndërkombëtare se çka është vërtetuar nga ‘shtëpia e verdhë’ deri më tani.

“Jo për t’u përzier në instancat e drejtësisë por të kërkohet një instance ndërkombëtare për të hetuar se çka është vërtetuar nga ‘shtëpia e verdhë’ deri më tani”, ka deklaruar Jashari.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika