A po ndikon greva në arsim? Flet Kurti

Rritja e buxhetit, sipas Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa privilegje e pa dallime. Tutje ai ka theksuar se mësimdhënësit të shkojnë në shkollë e të japin mësim dhe nxënësit të mësojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

 





Pyetjes së gazetarëve se a po ndikon më shumë në arsim digjitalizimi apo greva, kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur “ky është samit digjital dhe nuk është analog dhe unë prita që do të ketë pyetje për këtë Samit që është më i madhi në Ballkanin Perëndimor”.

Më tej Kurti, ka treguar se për çështjen e grevës e ka një takim me Sindikata Evropiane.

“Kompensimi i prej 50 eurosh bëhet për t’u përballur me inflacionin, dhe jo si zëvendësim për projektligjin për pagat, i cili tash ka dalë në dëgjim publik, dhe natyrisht do të sillet në fund në Kuvendin e Kosovës për të dy leximet”, ka theksuar Kurti.

Sipas tij, rrugëdalja nga kjo situatë është që mësimdhënësit të shkojnë në shkollë e të japin mësim dhe nxënësit të mësojnë.

“Kjo është e domosdoshme për dinjitetin e të gjithëve edhe për zhvillimin e mbarë shoqërisë”, ka përfunduar Kurti, duke thënë se rritjen ekomomike nuk e ndalin për vete por e shpërndajnë për të gjithë siç është bërë me dy pakot e ndihmës e ekonomik për t’u përballë me inflacionin.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika