Ndër sektorët më të kritikuar prej kur është shfaqur pandemia e edhe më parë mbetet ai i shëndetësisë.
Por, pavarësisht këtij fakti ky dikaster qeveritar tash e tre muaj është pa ministër, ndërsa kompetenca në këtë fushë ka marr edhe vet kryeministri Albin Kurti, madje një gjë të tillë e kishte bërë para se ish ministri Rifat Latifi të jepte dorëheqje.
Burime të televizionit thonë se emri i ministrit të ri është në prag të emërimit, veç ky emër nuk është i panjohur për publikun.
EdhE një herë në krye të ministrisë së Shëndetësisë pritet të vijë Arben Vitia, ministri që nga ky post u largua me shpresën se do të udhëhiqte me kryeqytetin.
Vetë Arben Vitia nuk ka qenë i qas’shëm gjatë të premtes por burime të televizionit bëjnë me dije se i njëjti ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij menaxheriale në një spital privat.
E ai që do të vendosë për emërimin e tij (kryeministri Kurti) apo dikujt tjetër ka heshtur në pyetjen e gazetarëve të premten gjatë hyrjes në kuvend.
Të menjëhershëm emërimin e cfaredo qoftë emri të ministrit po e kërkon deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj, qoftë ai edhe Arben Vitia.
“Kur nuk ka maqorr, minjët hedhin valle, ne aktualisht jemi pa ministër, ministri duhet të vendoset nëse për asgjë tjetër, për përgjegjësi. Më mirë një ligj i keq se pa ligj, unë them më mirë çdo ministër se pa ministër”, ka thënë Dreshaj.
Ndërkohë, partneri qeverisës i Vetëvendosjes Lista guxo duket se nuk janë konsultuar lidhur me emrin e ministrit të ri, pasi thonë se nuk janë të informuar.
Por Jeta Statovci nga ky subjekt shprehet se Arben Vitia tashmë është emër i dëshmuar.
“Ne si partner te koalicioni qëndrojmë pranë, nuk kemi një emër specific që na është kometuar, por nëse flasim për ministrin në fjalë është i dëshmuar në kuadrin e shëndetësisë”, ka thënë Statovci.
Ndryshe nga bashkëpartiakja e tij mendon deputeti Burim Meta.
Përderisa thotë se nuk ka gjë kundër riemërimit të Vitisë, ai ka një kërkesë nëse i njëjti rikthehet.
“Po mendoj që një ministër duhet të vendoset sa më pas, ai minister duhet të vendosët që sot për shkak të përgjëgjsisë që ka ai institucion. Nuk kam asgjë kundër edhe po që kthehet Arben Vitia veç kërkoj të kthehet një Arben Vita tjetër e jo Arben Vitia i qeverisë Kurti II”, ka thënë Meta.
Arben Vitia Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurtit 1 dhe një pjesë të Qeverisë Kurti 2, dha dorëheqje për tu bërë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, por në zgjedhje u mund nga kandidati I LdK-së, tashmë kryetar i kryeqytetit Përparim Rama.