A po rrezikohet që Shaip Kamberi të mbetet jashtë Parlamentit të Serbisë?

Kryetari Këshillit Shqiptar të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se partitë shqiptare të Luginës së Preshevës në zgjedhjet e 27 majit në Serbi, për herën e tretë janë dakorduar që të marrin pjesë të unifikuara

Ragmi Mustafa- Kryetari i KKSHLP-së

Kryetari Këshillit Shqiptar të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka folur për zgjedhjet e mbajtura më 3 prill në Serbi, ku ka thënë se janë përsëritur zgjedhjet në njësinë numër gjashtë në fshatin Tërnoc, në të cilën u siguruan edhe 600 deri 700 vota, prej të cilave është siguruar një ulëse për shqiptarët në mesin e Parlamentit të Serbisë.

Sipas Mustafës, në Tërnoc është vendosur që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në Kuvendin e Serbisë.

Mustafa ka thënë se Komisioni Zgjedhor Lokal kishte aprovuar raportin e komisionit që i kishte organizuar zgjedhjet, por më pas, Komisioni Republikan në Beograd e kishte aprovuar ankesën e Partisë SPS të Ivica Daçiqit, e cila ishte ankuar në Gjykatën Administrative. Rreth kësaj çështjeje, kjo e fundit i kishte dhënë të drejtë Partisë së Daçiqit.

“Gjykata Administrative ka marrë vendimin që zgjedhjet të mbahen për herën e tretë në njësinë numër 6-të në Tërnoc më 27 maj të vitit 2022”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka shtuar se prej kësaj përsëritjeje të zgjedhjeve janë vetëm dy mundësi, “ose të bojkotohen, ose të luftojmë që të sigurojmë një zë në Parlamentin e Serbisë”.

Po ashtu, Mustafa shtoi se Partitë shqiptare në Luginë janë dakorduar që të marrin pjesë në zgjedhjet e 27 majit në Serbi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika