A po tensionohet situata në veri me paralajmërimin për hapjen e Urës së Ibrit?

"A është e zbatushme ne me këtë nuk merremi, ne vendimin e kemi adresuar në Ministirnë e Pushtetit Lokal, MPB-së, gjithashtu do t'i dërgojë vendimet edhe sigurisht ndërkombëtarët, siç janë EULEX dhe KFOR"

Ura mbi lumin Ibër që ndan Mitrovicën në Veriore dhe atë Jugore.

Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani, në një lidhje direkte në emsionin “Five” ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve e lëvizje të lirë.

Ugljani theksoi se situata, vetëm sa ka filluar të tensionohet, por, kjo nuk është më punë e komunës, sipas tij kjo dhe zbatushmëria e këtij vendimi është punë e Ministrisë së Pushtetit dhe Admnistritmit Lokal dhe Minsitrisë së Punëvë të Brendshme.

“…vetëm e ka tensionuar pak situata, pasi menjëherë ne pa e krye Kuvendin dhe pika tjera të rendit të ditës, vetëm janë dalë deklarata nga tjetra anë, kërcënuese, ne si Kuvend miratojmë sipas ligjit rendin e ditës. A është e zbatushme ne me këtë nuk merremi, ne vendimin e kemi adresuar në Ministirnë e Pushtetit Lokal, MPB-së, gjithashtu do t’i dërgojë vendimet edhe sigurisht ndërkombëtarët, siç janë EULEX dhe KFOR, pasi përgjegjësitë duhet me marrë strukturat që janë për siguri, ne e kemi marrë vendim për lirimin e urës për automjete”, ka thënë Ugljani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika