A pret BE-ja që Beogradi t’i transferojë në Kosovë të kërkuarit që po trajtohen në spitalet e Serbisë?

Në këtë fazë është e rëndësishme që të ketë qartësim të plotë dhe një hetim të mirëfilltë për të parë se kush mban përgjegjësi, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Përgjegjësit për sulmin terrorist të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duhet të sillen para drejtësisë. Kjo është e padiskutueshme dhe qëndrim i prerë i Bashkimit Evropian, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kështu është përgjigjur ai, teksa është pyetur se a pret që Beogradi t’i transferojë në Kosovë të kërkuarit që po trajtohen në spitalet e Serbisë dhe a do të ketë rol në këtë BE-ja.

“Në lidhje me përgjegjësinë dhe mosndëshkueshmërinë, pozicioni i BE-së është i qartë. E kemi thënë disa herë, dhe po e përsëris: tani për tani, është shumë e rëndësishme që të jenë të gjithë faktet, të jetë plotësisht e qartë dhe plotësisht e hetuar se çka ndodhi, si ndodhi, kush po merrte pjesë, kush po e organizonte dhe të gjithë ata përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist, duhet të vihen para përgjegjësisë dhe ballafaqohen me drejtësinë. Kjo është e padiskutueshme, dhe është qëndrim i prerë i BE-së”, u shpreh ai.

Sipas Stanos, në këtë fazë është e rëndësishme që të ketë qartësim të plotë dhe një hetim të mirëfilltë për të parë se kush mban përgjegjësi.

“Tani, çfarëdo hetimi që është duke u kryer dhe cilido të jetë roli i BE-së në lehtësimin dhe bartjen e mesazheve e të tjera…komunikimi ynë me partnerët bëhet në kanalet e përshtatshme, dhe jo nëpërmjet mediave e publikut. Pra, ne jemi në kontakt, bëjmë aq sa mundemi brenda kompetencave dhe mandatit, por, përfundimisht, ajo çka është mëse e rëndësishme në këtë fazë, në raport me sulmin terrorist nga e diela, është që të ketë qartësi të plotë, të ketë një hetim të mirëfilltë për të parë se kush mban përgjegjësi”, shtoi ai.

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika