A takohen me njëri-tjetrin? – Presidentja Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurtin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur për raportet me kryeministrin Albin Kurtin.

Ajo tha se bashkëpunojnë si institucione.

Ndërsa theksoi se me Kurtin kanë qasje të ndryshme por synim të njëjtë për një Kosovë sovrane dhe të integruar.

“Jemi taku shpeshherë, sidomos dy vitet e fundit kemi pasur vazhdimisht diskutime. Sot folëm mes vete (06.09.2024), e kishim 25 -vjetorin e (themelimit të) Policisë. Ne bashkëpunojmë si institucione, e kemi detyrë kushtetuese me bashkëpunu. Kemi qasje të ndryshme se si me u arrit synimi të njëjtë, të gjithë jemi të gabueshëm, nuk ka njëri të pagabueshëm, nuk mund të them tani që cila qasje do të ketë më shumë sukses për Kosovën, por synimin e kemi të njëjtë, një Kosovë sovrane të integruar në strukturat euro-atlantike”- ka thënë Osmani.

Megjithatë gjatë intervistës, Osmani ia ka hedhur “fajin” Qeverisë për mosdiskutim e moskoordinim për çështje të caktuara.

Ajo tha se nuk e kanë diskutuar me Kurtin ofertën e Gjermanisë që të gjendet një mundësi që Kosova të largojë masat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të arrihet pajtim për ndryshim të statusit të përfaqësimit në CEFTA.

“Për ketë temë jo sepse mënyra siç shkon kjo punë ata duhet më pyet presidenten për çështje të politikës të jashtme dhe ketë çështje nuk e kanë shtru ndonjëherë para meje”- tha Osmani./Kallxo.com

Presidentja Osmani, ka folur edhe për incidentin në Aeroportin e Shkupit, ajo tha se ka qenë tentim për ta poshtëruar shtetin e Kosovës.

Teksa shtoi se do të ishte rrezikim i sigurisë kombëtare nëse do të dorëzonte telefonin.

“Çka ndodhi me Maqedoninë që filloi me i shkelë të drejtat ndërkombëtare është pyetja. Kanë shkelur çdo parim të së drejtës ndërkombëtare zakonore sipas së cilës shefit të shtetit, presidentit të një republike, nuk i kontrollohet çanta, aq më pak telefoni. Përkundër kësaj, unë menjëherë e kam vendosur çantën në skaner se e pash që po dojnë me shkaktu problem dhe ata insistuan ta kenë telefonin dhe telefoni është mjet i punës, që komunikoj me institucione të sigurisë, edhe çështje të klasifikuara, natyrisht unë nuk e kam dorëzu sepse do të ishte rrezikim i sigurisë kombëtare i shtetit tim nëse do ta dorëzoja”- ka rrëfyer Osmani.

Ajo tha se Maqedonia e Veriut është përgjigjur duke shprehur keqardhje dhe duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.

Osmani: Në asnjë moment Amerika nuk po kërkon që ta mbajmë urën e mbyllur

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika