A u mashtrua Memli Krasniqi nga Kurti?, tregon D.Gashi

"Vetëvendosja po hyn në atë sistemin e vet të mashtrimit, e tash po del që PDK-ja u mashtrua prej Vetëvendosje. PDK-ja nuk është viktimë,  ja ka kojt por kjo është situata", kështu ka thënë Dardan Gashi në emisionin "Debat Plus" në Televizionin Dukagjini

Analisti Dardan Gashi tha se kreu i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, është mashtruar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit të tyre gjatë javës së kaluar.

Sipas Gashit, takimi i Krasniqit dhe Kurtit ka qenë qëllimi i votimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare, por që rrëzimi i qeverisë nuk mund të bëhet vetëm me një parti opozitare.

“Problem i partive se si menaxhojnë me vetën dhe pastaj me tjerët. Vetëvendosja po hyn në atë sistemin e vet të mashtrimit, e tash po del që PDK-ja u mashtrua prej Vetëvendosje”

Më tej, Gashi ka thënë se “PDK-ja nuk është viktimë, ia ka kojt, por kjo është situata”, deklaroi Gashi.

 

Madje, Gashi tha se Vetëvendosja ka qenë e “pasinqertë” dhe frymë tjetër ka ardhur ndoshta edhe nga reagimet e sjella nga afërsia mes PDK-së dhe VV-së.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika