Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar të martën, pasi nuk kaloi raporti i Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve. Partitë, PDK, LDK dhe AAK, votuan kundër këtij raporti, ndërsa një numër deputetësh të tjerë munguan në seancë.
52 deputetë ishin pro (plus Duda Balje dhe Veton Berisha), 46 kundër e 11 kanë abstenuar.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se partia e tij nuk e votoi raportin pasi e konsideron atë si antikushtetues. Në të njëjtën linjë ishte edhe anëtari i Komisionit nga LDK, Armend Zemaj, i cili tha se votuan kundër për shkak se dokumentacioni lidhur me dorëheqjen e Kurtit dhe ministrave nuk ishte shpërndarë me kohë.
Kurti dorëhiqet nga posti i kryeministrit por kthehet në qeveri, ngriten dilema ligjore
Në përpjekje për të përmbushur kërkesat kushtetuese, kryeministri në detyrë Albin Kurti dorëzoi një letër dorëheqjeje te ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bashkë me kabinetin e tij qeveritar. Qëllimi i kësaj dorëheqjeje ishte që ai dhe ministrat të bënin betimin si deputetë.
Por, PDK, LDK dhe AAK-ja thanë se ajo nuk është dorëheqje eksplicite.
“Ping-pong” akuzash për dështimin në verifikimin e mandateve
1 deputet i VV-së e 6 të tjerë pro saj munguan në seancë
Në anën tjetër, shumica e deputetëve të Vetëvendosjes dhe partnerëve të tyre nga pakicat joserbe të tyre votuan për raportin — 52 vota (plus Duda Balje dhe Veton Berisha, të cilët votuan pro – por nuk u panë mjaftueshëm për zyrtarët e Kuvendit – që i çuan votat në 54).
Sidoqoftë, mungesa e deputetëve si Dimal Basha, Elbert Krasniqi, Fikrim Damka, Fidan Jilta, Albert Kinolli, Artan Asllani dhe Rasim Demiri, pengoi arritjen e nevojshme prej 61 votash.
Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar situatën duke e cilësuar si një “kurth të përgatitur” që u kthye kundër opozitës.
Ramabaja theksoi se mungesa e disa deputetëve ndodhi për arsye të ndryshme dhe parashikoi se kriza aktuale do të zgjidhet brenda 24 ose 48 orëve.
Sipas tij, Kuvendi dhe Qeveria e re do të konsitituohen shumë shpejt.
“Jo është një fatkeqsi të cilën kurthi i përgaditur për të tejrët bjen vetë. Sepse opozita ka bër ënëj akt politikisht shumë të denushëm.
Mos jua baj dertin ata votojnë pas dy ditëve. Nuk kanë qenë aty për x arsye. Nuk ka qenë as Dimali, me gjasë ka pas probleme diçka. Sepse defakto ka qenë fjala për kryerjen e procedurave teknike për mandate. Ato duhej të kalonte pa ndonjë procedurë… Këtë ngërçe kanë afate 24 orë, 48 orë maksimumi. Dhe ne do ta kemi edhe Kuvendin e konsistuar edhe Qeverinë, dhe ecim tutje”, ka thënë Ramabaja.