A “u ringjall” Asociacioni për Donika Gërvallën?

Me habi i është përgjigjur kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, pyetjes së gazetares se “a e ka pranuar Kosova zyrtarisht Asociacionin”

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

“Të them të drejtën, pas së dielës (sulmit terrorist të 24 shtatori në Banjskë) çdo bisedë për Asociacionin më duket e tepërt se pas së dielës nuk kanë kuptim. Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët”.

E qartë, sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ishte kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, me këtë deklarim në një intervistë në “TopChanel”, ku po fliste vetëm katër ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ky sulm sipas saj ishte arsyeja e “vdekjes” së Asociacionit.

E nga Berlini, pas më shumë se një muaji, prapë Gërvalla ka dhënë komente për Asociacionin.

“A e ka pranuar Kosova zyrtarisht Asociacionin” pyetet Gërvalla nga gazetarja e “Deutsche Welle” në gjuhën shqipe.

“Nuk e di për cilin Asociacion e keni fjalën, ka një asociacion i vitit 2013, është bërë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën Gjykata e vitit 2015 e ka shpallur si shkelje të më shumë se 22 neneve”, i përgjigjet me habi Gërvalla.

Por, duket se draft-statuti i Asociacionit i propozuar kryeministrit Albin Kurti, nga pesëshja euroamerikane e “ka ngjallë” Asociacionin për ministren Gërvalla.

Por, vetëm duhet pritur se a shërben ky propozim për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë theksoi Gërvalla.

“Ne kemi një propozim të ri, një dokument të ri të Bashkimit Evropian, në vija të trasha ka një qasje krejt tjetër nga në të kaluarën. Por këto janë të gjitha gjërat që ne do t’i bisedojmë gjatë një procesi intensiv me Bashkimin Evropian dhe e gjitha kjo varet se a do të jetë ky propozim, ai i cili do të sjellë normalizimin përfundimtar me Serbinë apo jo. Nëse çfarëdo lloj dokumenti shërben vetëm për Kosovën dhe nuk shërben për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë, atëherë ne jemi shumë skeptikë se sa i përshtatshëm është ai për t’u diskutuar”, ka shtuar Gërvalla.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika